Femrat qe ushqejne me gji, me te mbrojtura nga semundjet

Femrat qe i kane rritur femijet me qumesht gjiri jane me pak te predispozuara per t’u prekur nga semundjet e zemres, ne krahasim me ato qe nuk e kane bere nje gje te tille me te vegjelit e tyre.

Dihen vlerat e pazevendesueshme te qumeshtit te gjirit per femijet, por me sa duket ky veprim ka efekte pozitive edhe per nenen.

Sipas nje studimi te kryer nga kerkuesit e Universitetit te Pitsburgut, grate qe i kane ushqyer bebet e tyre me gji jane me te avantazhuara. Kjo pasi kane 10 per qind me shume mundesi te mos preken nga iktusi apo infarkti, por edhe diabeti, ndersa 20 per qind me pak mundesi te vuajne nga tensioni i larte.

Ne kete studim te publikuar ne revisten “Obstetrics and Gynaecology” kane marre pjese 140 mije femra pas menopauzes.

Sipas shkencetareve, studimi do vazhdoje per te zbuluar lidhjen qe kane keto semundje me faktin se e ushqe apo jo nena femijen me gji.

femra-moderne.com