Në cilën moshë femra është më e bukur se kurrë?! Sipas një studimi, femra është në kulmin e bukurisë dhe tërheqjes së saj, kur ka mbushur 31 vjeç.
Me moton “31-vjeçaret janë 21-vjeçaret e reja” kompania britanike njoftoi se arriti në këtë konkluzion pas sondazhit të kryer tek 2000 meshkuj dhe femra, që u bë nëpërmjet telefonit. Shumica e të pyeturve mbështetën teorinë se pas të 30-ave femra është më e pasionuar, në krahasim me moshën 18-19-vjeçare “me fytyrën e freskët dhe pa rrudha”.
Sipas këtij sondazhi, pyetjes “kur është më tërheqëse një femër”, shumica e të intervistuarve iu përgjigjën “në moshën 31-vjeçare”. Persa i përket bukurisë, 70% e tyre thanë se “ajo buron nga ne”, 67% thanë se bukuria për ta duket në “paraqitjen e jashtme” dhe 47% thanë se për ta të jesh e bukur do të thotë “të kesh stil”.
“Ky studim na lë të kuptojmë pikërisht atë për të cilën dyshonim: bukuria është diçka shumë më e thellë sesa thjesht një paraqitje e mirë. Ajo ndërthuret me besimin në vetvete, stil dhe personalitet, brenda një paraqitjeje të bukur”, deklaroi përgjegjësja e studimit.