Ndryshimi i temperaturave nga dimri ne pranvere mund te jete i demshem per lekuren. Nga i ftohti i dimrit kalojme ne rrezet e forta te diellit te pranverës, gje qe e ben lëkuren te kete nevojë për përkujdesje të veçantë.
Në këtë periudhë këshillohet një pastrimi i thellë i fytyrës. Ky është një nga proceset e para që duhet të bëjmë pasi i kthejmë lëkurës shkëlqimin e duhur. Mund te lini nje takim tek estetistja ose mund ta beni vete ne shtepi nje avull, pastrim me scrub dhe maske fytyre.
Gjithashtu konsumimi i ujit ndihmon në hidratimin e lëkurësm prandaj keshillohet te shtoni pirjen e ujit. Më e rëndësishme në këtë stinë është përdorimi i kremit me filtër mbrojtës, pasi rrezet e diellit mund te shkaktojne njolla ne lekure dhe demtime te tjera.
Dermatologët thonë se koha e aplikimit të kremrave, mënyra apo sasia e aplikimit të tyre, janë mjaft të rëndësishme.
Kremi duhet të aplikohet në lëkurë të paktën 20 minuta përpara se të dilni në diell. Sasia e këshillueshme e kremit është 5 ml, që duhet të aplikohet në fytyrë dhe në qafë.
Përdorimi i kremit mbrojtës ndikon pozitivisht edhe nga ana shëndetësore duke ulur riskun për kancer të lëkurës dhe shmangien e problemeve me nishanet. Po ashtu kremi mbrojtës nuk lejon daljen apo shtimin e njollave kafe si dhe parandalon plakjen e parakohshme.
Dr. Denese SPF 30 Defense Day Cream mund ta porositni ketu.