Club sandwich

Kjo eshte receta klasike per te pergatitur Club sandwich. Mund t’i shijoni per cdo rast: si snack, ne vend te darkes ose per nje piknik. E sigurte qe nuk do ju zhgenjejne asnjehere.

Perberesit:

  • 6 feta buke 
  • 100 gr mish nga gjoksi i pules i gatuar (ose proshute pule)
  • majoneze
  • majdanoz i fresket
  • kastravec i prere ne feta te holla me qeruesen e patateve
  • domate ne feta te holla
  • gjethe marule ose sallate jeshile

Menyra e pergatitjes:

  • Thekni fetat e bukes nga te dyja anet dhe lyejini me majoneze. Shtroni fetat e kastravecit dhe fetat e domateve.
  • Mishin e pules te gatuarm priteni copa te vogla dhe perzjejeni me majoneze e majdanoz.
  • Shtroni copat e pules mbi perimetm vendosni nje gjethe sallate dhe vendosni siper feten tjeter te bukes.
  • Vazhdo te shtrosh perseri fetat e kastravecit, fetat e domateve, mishin e pules dhe feten e sallates. Vendosni siper nje fete tjeter buke.
  • Priteni sanduicin ne forme trekendeshi. Fiksojini me nga nje kunj.

SHËNIME

  • Përdorni një thikë të madhe të dhëmbëzuar për të prerë sanduiçet.
  • Sanduiçet mund të pergatiten 1 ditë përpara dhe të ruhen, të mbeshtjella me qese plastike, në frigorifer.
  • Buken e sanduicit zgjidheni sipas deshires.

femra-moderne.com