Supe kremoze me selino dhe finok

Nje supe me shije dhe arome te vecante, te cilen duhet ta provoni patjeter.

Per: 4-6 racione 

Perberesit:

  • 1 tufe selino (vetem pjesen e bardhe te prere ne kubike)
  • 1 zhardhok finoku te prere ne kubike
  • 1 qepe e grire imet
  • 2 thelpinj hudher e shtypur dhe e grire
  • 1 liter leng pule
  • kripe & piper
  • 1 luge vaj ulliri
  • 1 gjethe dafine
  • 1 luge majdanoz i prere imet + pak me teper per garniture ne fund
  • ajke per garniture

Pergatitja:

  • Ngrohni vajin ne nje tenxherem shtoni qepen, selinone dhe finokun e kaurdisini per 8-10 minuta ne zjarr mesatar. Nderkohe perziejeni here pas here. Shtoni hudhren dhe vazhdoni gatimin edhe per 2 minuta. Shtoni lengun e pules (ose leng perimesh) dhe gjethen e dafines.
  • Lereni te marre vale, me pas ulni pak temperaturen dhe lereni te zieje per 20-30 minuta. Rregullojeni me kripe e piper.
  • Hiqni gjethen e dafines dhe shtoni majdanozin e grire. Transferojeni supen ne nje  blender qe t’i jepni trajten kremoze.
  • Kullojeni supen me nje site te imet ne nje supiere. Shijojeni per kripe dhe rregullojeni me pak piper.
  • Transferojeni neper pjata dhe dekoroni secilen me majdanoz te fresket dhe ajke.

femra-moderne.com