Receta me e shijshme per ashure

Nese keni neps per nje embelsire te mire e te shendetshme, hani ashure. Ne po ju mesojme receten me te shijshme

Nuk ka me mire se sa nje ashure e pergatitur vete nga duart tuaja. Ne kete menyre mund te kontrolloni sasine dhe cilesine e sheqerit, por edhe mund ta pasuroni me shumellojshmeri frutash te thatam per te perfitur nje embesire edhe me te shendetshme.

Krahina te ndryshme kane menyren e tyre te pergatitjes se ashures, por ne te revistes Femra Moderne mendojme se secila prej nesh mund te krijoje “Ashuren” e saj personale. Sic kemi bere edhe ne. Por sigurisht duke u mbeshtetur ne receten baze, te cilen e kem pasuruar me fruta te thata e te fresketa sipas deshires.

Perberesit:

  • 500 gr grure për ashure
  • 200 gr sheqer kaf
  • 3 lugë niseshte
  • pak kripe
  • fruta te thata te copetuara: bajame, arra, lajthi, rrush te thate
  • kanelle pluhur
  • kokrra shege dhe luleshtrydhe per dekor

Image result for asure

Pergatitja:

  • Ne fillim shpelajme grurin ne uje te rrjedhshem dhe e hedhim ne nje tenxhere te zieje bashke me 1 liter uje.
  • Kur te marre vale, ulim zjarrin dhe e leme te zieje ngadale derisa gruri te jete zbutur.
  • Ne kete moment i hedhim sheqerin dlhe e trazojme mire. E leme te zieje edhe perreth 15 minuta.
  • Shtoni nje luge caji kanelle pluhur brenda ne tenxhere dhe perziejeni mire. (Kjo eshte sipas deshires, nese doni te ulni sasine e sheqerit).
  • Me pas, ne nje ene hedhim niseshtene dhe e hollojme me pak uje.
  • E shtoime niseshtene ne tenxheren me grure dhe e trazojme mirë dhe e leme te zieje per disa minuta derisa te trashet lengu.
  • Shtoni brenda ne tenxhere gjysmen e sasise se frutave te thata te copetuara (jo te grira). Perziejeni mire.
  • Ashurja eshte gati per t’u ndare neper tasa ose kupa. Perdorni nje garuzhde te vogel per shperndarjen.
  • Siper sperkatini me kanelle pluhur, pastaj me frutat e thata.
  • Lerini tasat te ftohen, pastaj mund t’i ruani ne frigorifer.
  • Sipas deshires, mund t’i shtoni kokrra shege dhe copa luleshtrydhesh para se t’i konsumoni.

Nese ju pelqeu receta jone per ashure, ju lutem shperndajeni me miqte tuaj.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search