Si te ruajme patellxhanet ne ngrirje

SI TE RUAJME PATELLXHANET NE NGRIRJE PER NE DIMER?

Vera eshte stina e tyre dhe mund t’i gjejme te gjitha llojet e patellxhaneve me cmim te arsyeshem. Pervec kesaj jane edhe me te shijshme se sa ato qe tregtohen ne stinen e dimrit. Prandaj lexoni me vemendje se si te veproni per t’i ruajtur patellxhanet per t’i ngrene njesoj te shijshme edhe ne dimer.

  • Patellxhanet e gjate i presim ne feta persegjati , psh: per musaka ose tjeter gjelle tradicionale. Ato te fryrat i presim ne feta rrumbullake, per shembull per gjelle me mish ose tave me perime.
  • Te gjithe llojet e patellxheneve jane te pershtatshem per ngrirje.
  • Para se t’i gatuajme patellxhanet e ngrire, i leme pak mohe jashte frigoriferit, ne menyre qe te mund te shkeputen fetat nga njera-tjetra. S’eshte nevoja te shkrijne plotesisht.

Image result for how to store eggplant in the freezer

Perberesit:

  • Patellxhene
  • Kripe
  • Vaj ulliri

Menyra e pergatitjes:

  • Lajme dhe presim patellxhanet ne feta me trashesi 1 cm. I fusim ne uje te kripur (1 luge te vogel me kripe per cdo 1 liter uje).
  • Pas 15-20 minutash i kalojme ne kullese qe te kullojne.
  • Mbi skaren e furrit shtrojme leter pjekse dhe aty rradhisim fetat e patellxhaneve. I lyejme lehte me furce me pak vaj ulliri. I veme poshte grillit. Sapo marrin ngjyre floriri, i kthejme nga ana tjeter. I lyejme me pak vaj dhe i leme te marrin ngjyre floriri edhe ketej.
  • I leme te ftohen, pastaj i fusim neper qeska dhe i ruajme ne ngrirje.

Keshille:

Nqs keni shume patellxhene per te pjekur, s’eshte nevoja ta nderroni letren e pjekjes, edhe pse mund te behet me njolla. Reziston per disa pjekje.

 

Start typing and press Enter to search