Biskota Pashkesh

Koulourakia quhen biskotat greke te Pashkeve. Koulourakia jane biskotat krokante dhe te shijshme, tradicionale te Pashkeve, por qe jane perfekte per cdo rast. Mund te shoqeroni kafene ose cokollaten e nxehte.

Koha e pergatitjes: 1 ore 20 minuta

Koha e pjekjes: 20 minuta

Perberesit

  • ½ filxhan gjalpe pa kripe i zbutur
  • ¾ filxhan sheqer
  • 2 veze
  • ¼ filxhan qumesht i ngrohte 25°C
  • 1 luge ekstrakt vanilje
  • lekura e 1 portokalli
  • 2 luge pluhur pjekje (baking powder)
  • 2 ½ filxhan miell
  • 1 veze e rrahur me nje luge uje per t’i lyer biskotat persiper
  • Fara susami per t’i sperkatur lart

Koulourakia are a crispy, orange-scented Greek Easter Cookies that are the perfect treat with coffee or hot chocolate. | www.CuriousCuisiniere.com

Pergatitja

  • Ne nje tas te madh rrihni gjalpin me sheqerin derisa te arrije nje mase kremoze te lehte dhe shkumoze.
  • Shtoni vezet dhe rrihini.
  • Shtoni qumeshtin, vaniljen, lekuren e portokallit dhe pudren e pjekjes. Perzieni ndersa i shtoni perberesit.
  • Shtoni miellin pak nga pak nderkohe qe e perzieni, derisa te perfitoni nje brume te bute, por jo ngjites.
  • Mbulojeni brumin me qese mbeshtjellese dhe lereni te pushoje per 30 minuta.
  • Ndersa brumi pushon ju ndizni furren qe te parangrohet ne 175°C.
  • Lyejini gishtat me miell dhe shkepusni nje pjese brumi reth 3 cm.
  • Rrotullojeni brumin ne nje siperfaqe te pudrosur lehte me miell dhe formoni nje litar te gjate rreth 18 cm. Paloseni pergjysme dhe rrotulloni dy anet e brumit (si ne figure) qe te formoni biskoten. (Mund t’i jepni cfare forme te deshironi)
  • Vazhdoni ne te njejten menyre me te gjithe brumin.
  • Merrni nje tave pjekje dhe mbulojeni me leter furre. Shtroni biskotat 3 cm larg njera tjetres.
  • Lyejini te gjitha biskotat persiper me ane te nje furce me nje veze te rrahur me nje luge uje.
  • Sperkatini biskotat me fara susami (nese deshironi) dhe piqini ne furre per 15-20 minuta.
  • Biskitat jane gati kur te kene marre nje ngjyre te arte te lehte.
  • Nxirrini nga furra dhe lerini te ftohen 5 minuta aty ku jane para se t’i transferoni ne nje raft teli derisa te ftohen plotesisht.
  • Mund t’i ruani biskotat ne nje kavanoz me mbyllje hermetike deri ne 3 jave.

 

Start typing and press Enter to search