Qofte me spinaq

Këto qofte me spinaq jo vetem qe jane te shume te shijshme, por janë edhe shume të lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit

  • 500 g spinaq
  • 2 gota me bukë të thekur të grirë
  • 1 filxhan me djathë të bardhë të thërrmuar
  • 3-4 vezë
  • 3-4 lugë gjalpë
  • Nenexhik i njomë
  • Kripë
  • Piper të zi

Menyra e përgatitjes:

  • Lani dhe pastroni spinaqin. Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur të valojë hidhni gjethet e spinaqit.
  • Lerini te marrin vale 5 minuta dhe më pas kullojeni duke shtrydhur ujin e tepërt.
  • Në një tas hidhni spinaqin e ngrohtë dhe gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti.
  • Shtoni nenexhikun e grire imet, bukën e thekur të grirë dhe djathin. Përzjejini mirë që përbërësit të krijojnë një masë homogjene.
  • Hidhni vezët dhe më pas kripë dhe piper. (Sipas deshires, mund t’i shtoni pak hudher te grire ose pluhur).
  • Lëreni të qëndrojë përreth 30 minuta, ndërkohë që ngrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  • Përgatisni një tavë  duke e lyer me vaj ulliri ose shtroni nje leter furre.
  • Me ndihmën e një luge krijoni toptha të vegjël me përzierjen e spinaqit.
  • Nëse brumi është pak i ngjitshëm, njomini duart me pak ujë.
  • Në një pjatë hidhni pak bukë të thekur, aty do të rrotulloni topthat me spinaq derisa e gjithë sipërfaqja të jetë e mbuluar.
  • Vendosini në tavë me pak largësi mes tyre. Futini në furrë për t’i pjekur përreth 15 – 20 minuta, ose derisa të jenë mpiksur.
  • Mund t’i shoqëroni me pak salcë kosi ose xaxiq.

Keshilla:

  • Mund ta zevendesoni djathin me gjize.
  • Mund te pergatisni edhe nje tave me qofte spinaqi ne nje shtrat me salce domatesh. Mund ta konsumoni me buke te thekur ose ta shtoni siper makaronave.

Ricotta Spinach Vegetarian Meatballs

Start typing and press Enter to search