Është tepër e rëndësishme që të mos e ekzagjeroni me kujdesin tuaj ndaj fëmijëve.
Natyra prindërore është e tillë që gjithmonë tregohet shumë mbrojtëse ndaj fëmijëve. Por, duke e tepruar me kujdesin ndaj fëmijëve, mund t’i shkaktoni atij pasoja psikologjike të përhershme.
- Prindërit e përkushtuar janë ata prindër të cilët kanë një dialog të përhershëm dhe shpenzojnë kohë me fëmijët e tyre, hanë së bashku, e shfrytëzojnë kohën e lirë së bashku.
- Prindërit e përkushtuar lexojnë libra dhe luajnë me femijet, diskutojnë për gjëra të rëndësishme të cilat ndikojnë pozitivisht në botën e fëmijës dhe kur fëmijët kanë nevojë për ta, ju gjenden gjithmonë pranë tyre.
- Prindërit e përkushtuar kanë një sjellje të ndjeshme ndaj fëmijëve, janë të kujdesshëm, tolerantë, mbrojtës, e mbështesin fëmijën e tyre, si dhe e qetësojnë atë në situata të caktuara.
- Ata formojnë një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme me fëmijët e tyre. Rolin e prindërit e kryejnë më së miri dhe plotësisht të gjithë ata të cilët janë të përkushtuar.
- Këta prindër u krijojnë kushte të përshtatshme fëmijëve të tyre për të fituar aftësinë e të drejtuarit dhe kontrollit të vetes, i mësojnë ata dhe i bëjnë të aftë të marrin përgjegjësi, i mbështesin në shkollim dhe kujdesen për të gjitha nevojat e tyre gjatë shkollës.
- Duhet kuptuar se fëmija ka nevojë për mbështetje, përkrahje, për siguri, përkushtim, zhvillim të aftësive psiko-fizike.
- Çdo fëmijë ka një “cisternë emocionale” dhe kjo cisternë është figurative natyrisht, por padyshim mund të themi se është shumë reale. Çdo fëmijë ka nevojë të caktuar emocionale, dhe nëse këto nevoja emocionale plotësohen (përmes dashurisë, kuptimit, disiplinës etj.), përcaktojnë shumë gjëra.
- Pikësëpari, kjo përcakton se si ndihet fëmija, nëse ai është i kënaqur, i zemëruar, i dëshpëruar ose i gëzuar.
- Së dyti, kjo ndikon në sjelljen e tij, faktin nëse ai është i bindur/i pabindur, aktiv ose i tërhequr.
- Natyrisht, sa më e plotë të jetë “cisterna emocionale”, aq me pozitive do jenë ndjenjat, dhe aq më e mirë sjellja e fëmijës.