ISHP: Si të mbroni fëmijët nga i nxehti

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik japin disa rekomandime për prinderit me fëmijë të vegjël:

  • Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-17.00
  • Fëmijët duhen larë me ujë të vakët
  • Kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir
  • Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.
  • Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.
  • Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.
  • Duhet t’u jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella
  • Duhet t’u jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
  • Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale
  • Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
  • Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
  • Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search