Shalqiri si aleat i bukurisë

Shalqiri është fruti hidratues më i dashur në stinën e verës, i pasur me vitamina dhe minerale, është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen.

Burim i kripërave minerale të rëndësishme si potasiumi, fosfori dhe magneziumi, përveç vitaminave, sidomos vitaminës C, shalqiri është i pasur me antioksidantë si beta karoteni dhe likopeni.

Lexoni edhe: Ja pse duhet t’i lani gjithmone shalqirin dhe pjeprin para se t’i konsumoni

Lekurë e bukur

Ky frut na garanton mirëqenie të lëkurës sonë, falë përmbajtjes së beta karotenit, një pigment me veprim antioksidant, i cili u jep fruta-perimeve, ngjyrën e verdhë në portokalli. Kryen një sërë funksionesh në organizmin tonë, siç është rritja e qelizave, mbron sytë dhe është shumë i dobishëm për rritjen e kockave. Konsumimi i shalqirit vonon plakjen e lëkurës dhe e mban elastike: një eliksir i vërtetë bukurie.

Lexoni edhe: Ja perse duhet t’i hani edhe farat e shalqirit

Lehtëson nxirjen

Shalqiri është antiinflamatori perfekt, falë likopenës, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e patologjive, madje edhe atyre të rënda. Likopeni, bashkë me betakarotenin, stimulon në mënyrë të natyrshme prodhimin e melaninës. Frutat dhe perimet me lëkurë dhe tul ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe portokalli, ( mes tyre edhe karotat, specat dhe domatet), janë aleatët më të mirë për ngjyrën e bukur të trupit.

Lamtumirë celulit

Shumë i pasur me ujë dhe tej mase diuretik, shalqiri është aleati ynë numër një në luftën kundër celulitit. Frut i shkëlqyer në shkarkimin e ujërave të tepërta.

https://femra-moderne.com/receta-te-vecanta-shalqi/

femra-moderne.com