Shalqi i embel, djathe i bardhe i kripur dhe gjethe mente (nenexhiku) jane nje kombinim klasik. Nese i shtoni edhe pak lekure te grire limoni, do te shtoni shijen aromatike te shalqirit. Dhe nese e therrmoni djathin siper, ne vend qe ta prisni ne copa dhe ta perzieni me sallaten, do t’i jape nje shije dhe pamje me interesante.
- Sasia: 4 – 6 racione
- Koha e pergatitjes: 5 minuta
Perberesit:
- 1 shalqi i vogel, qeruar dhe prere ne kuba.
- 1 luge leng limoni (15 ml), plus lekura e grire e nje limoni
- 3 luge (45 ml) vaj ulliri
- 1/4 filxhan (10g) gjethe nenexhiku te prera imet
- Kripe e piper i sapobluar
- 110g djathe feta
Menyra e pergatitjes:
- Vendosni copat e shalqirit ne nje tas te madh. Grini imet lekuren e limoni. Shtoni leng limoni dhe gjysmen e lekures se grire ne tas. Shtoni vaj ulliri, mente dhe perziejini mire. Rregullojeni me pak kripe e piper per shije (djathi eshte vete i kripur, prandaj kujdes mos i hidhni shume kripe).
- Trasferojeni sallaten ne nje tas te gjere ose pjate te madhe. Therrmoni djathin feta siper dhe shperndani pjesen e mbetur te lekures se limonit. Sperkateni sallaten me pak vaj ulliri. Sherbejeni menjehere.