Cokollata me arre kokosi

Embelsire shume e shijshme me arre kokosi te grire dhe çokollate.

S’do ta besoni se sa e shijshme dhe e lehte per t’u bere eshte kjo recete. Ja se si ta pergatisni

Perberesit:
• 400 gr çokollate
• 3 filxhane arre kokosi i grire
• 1 filxhan qumesht i kondensuar

Pergatitja:

1. Ne nje tas mesatar, perziejme kokosin dhe qumeshtin e kondensuar duke krijuar nje perberje te trashe dhe ngjitese.
2. Me duar, i japim mases forme drejtkendeshi dhe ushtrojme force ne menyre qe te ruajme formen. Pasi formojme tre-kater drejtkendesha, lajme duart, por nuk i thajme plotesisht. Kjo sherben qe masa te mos na ngjitet ne duar.
3. I vendosim drejtkendeshat ne nje leter furre dhe i futim ne frigorifer per 20 minuta. Duhet ta zbatojme kete pjese te procesit te punes, perndryshe kur te hedhim shtresen e çokollates, ajo nuk do te qendroje si duhet.
4. Nderkohe presim çokollaten ne copa. Vendosim ne nje ene dy te tretat e saj dhe i shkrijme ne mikrovale per 30 sekonda. Mund t’i shkrini edhe ne banjemari. Perseritim te njejten gje me pjesen e mbetur te çokollates.
5. Heqim masen nga frigoriferi. Marrim dy pirune. Me njerin heqim shtresat drejtkendore nga çokollata, ndersa me pirunin tjeter, heqim çokollaten e tepert dhe i vendosim ne nje leter.
Embelsiren e leme derisa çokollata te forcohet dhe pastaj e sherbejme.

a homemade bounty bar broken into 2 halves revealing the moist coconut filling
Nese kjo recete ju pelqeu, mos harroni t'i beni share.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search