Këshilla për ata që udhëtojnë me makinë

Disa keshilla se si te shijoni udhëtimin!

  1. Nëse duhet të udhëtoni evitoni udhetimet në orët e nxehta të ditës.
  2. Mbani gjithnjë me vete ujë.
  3. Mos harroni kutinë e ndihmës së pare.
  4. Gjatë ndalesave evitoni ngrënien e shpejtë, të rëndë, pijet alkoolike, lëngjet me shumë sheqer apo kafeinë.
  5. Mundohuni të mos parkoni në diell.
  6. Në rast të parkimit në diell, para se të niseni hapini dritaret për të ulur temperaturën e brendshme.
  7. Nëse duhet të ndaloni mos i lini njerëzit ose kafshët, madje edhe për një kohë të shkurtër në makinë parkuar në diell.
  8. Nëse makina ka sistem të ajrit të kondicionuar, rregulloni temperaturën në mënyrë që diferenca të jete jo më shumë se 5 ° C me ambientin jashtë.
  9. Përpara nisjes çdo pasagjer në automjet përfshirë edhe personat ne sediljet e pasme të lidhet me rripin e sigurisë.
  10. Zgjidhni karrigen e përshtatshme për fëmijët e vegjël dhe lidhini mirë.
  11. Kurrë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.
  12. Kujdes shpejtësinë dhe respektoni kufizimet e saj si edhe largësitë e sigurisë me automjetet e tjera.
  13. Duhet të dini se 1/3 e vdekjeve nga aksidentet shkaktohen si pasojë e lodhjes.

femra-moderne.com