10 tetori, Dita Boterore e Shendetit Mendor

Çrregullimet mendore prekin qindra milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Një në katër veta preket nga ndonjë çrregullim mendor në një moment të jetës. Depresioni është kontribuesi kryesor i paaftësisë në mbarë botën. Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar janë ndër çrregullimet më të rënda që shkaktojnë paaftësi. . . . Ndonëse prekin një numër marramendës njerëzish, çrregullimet mendore mbahen fshehur, lihen pas dore dhe paragjykohen. —Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ankthi dhe depresioni janë ndër çrregullimet më të shpeshta të shëndetit mendor që po shfaqen në rritje edhe në vendin tonë.

Çrregullimet e shëndetit mendor nuk shkaktohen nga ndonjë dobësi e personit ose nga ndonjë e metë karakteri

– Ndonëse nuk ka statistika të mirëfillta, bluzat e bardha ngrenë alarmin se shifrat e të prekurve nga këto çrregullime vijnë në rritje, teksa mbetet ende në nivele problematike diagnostikimi dhe trajtimi i tyre.

– Ekspertët e shëndetit vrnë në dukje se fatkeqësisht këto sëmundje nuk po njohin më as moshë, duke shtuar në listën e të rrezikuarve edhe moshat e reja.

– Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor janë të shumtë, duke filluar nga ato gjenetikë, fiziologjikë, socialë, emocionalë dhe ekonomikë.

Kushtet e jetesës, problemet familjare, kushtet e punës, mungesa e shoqërisë dhe kohezionit social, stresi, mbingarkesa, etj ndikojnë shëndetin tonë mendor.

Si te kujdesemi per shendetit mendor

Në nivel individual secili prej nesh duhet të kujdeset për shëndetin e tij mendor duke zhvilluar një stil të shëndetshëm jetese.

– Ushqyerja e shëndetshme, ushtrimi i rregullt fizik, përkujdesja për të mos abuzuar me substancat, mbajtja e kontakteve shoqërore, përfshirja në aktivitete që na zbavisin, shprehja dhe diskutimi i problemeve dhe të kërkuarit ndihmë atëherë kur kemi nevojë, listohen nga mjekët si sjellje që ndihmojnë në një shëndet të mirë mendor.

Sipas OBSH-së, mjaft njerëz me sëmundje mendore ngurrojnë të kërkojnë trajtim mjekësor për shkak të stigmës ose damkës si të sëmurë mendorë.

Specialistët e shëndetit mendor mund të kurojnë shumë çrregullime mendore. Prandaj, hapi i parë jetësor është të bëjmë një konsultë të hollësishme me një specialist kompetent që ka përvojë në kurimin e sëmundjeve mendore. / fm

Start typing and press Enter to search