Tris perimesh ne tigan

Nuk jane te skuqura, por te gatuara ne tigan: ky miks perimesh eshte shume i shijshem. Mund te jete nje pjate shoqeruese e mishit, peshkut, por edhe per djathin, orizin, makaronat, kuskus, bullgur, quinoa etj. Mund te perdoresh perimet e tua te preferuara te stines, tiganisur me pak vaj ulliri dhe me ereza aromatike.

Mire do ishte te perdorni nje tigan jo-ngjites, qe parandalon ngjitjen e perimeve ne tigan. Gjithashtu, perdorni edhe nje kapak, ne menyre qe te krijohet avull dhe perimet te zbutem paksa.

Perberesit per 4 racione tris perimesh si kontorno

  • 1 spec i madhe i verdhe ose i kuq
  • 1 ose 2 kunguj
  • 1 patellxhan
  • disa kokrra domate-qershi
  • 1 thelpi hudher
  • Vaj ulliri

Pergatitja:

  • Lani mire te gjitha perimet, thajini dhe pritini ne copa katrore.
  • Shtoni pak vaj ne tigan te gjere, hidhni nje thelpi hudher sa te leshoje aromen dhe me pas hiqeni.
  • Shtoni specat ne tigan dhe kaverdisini here pas here ne zjarr mesatar. Nderkohe shtoni patellxhanet dhe pak kripe. Mbulojeni me kapak dhe lerini te gatuhen per 10 minuta.
  • Shtoni kungujt dhe domatet e vogla te prera pergjysme.
  • Vazhdoni gatimin edhe per disa minuta, derisa te shikoni domatet qe jane pjekur.
  • Fikni zjarrin dhe shtoni siper ndonje gjethe borzilok. Lereni te ftohet.

Foto: giallozafferano