Kek i bute me kos

Kjo eshte receta e embel dhe e thjeshte e kekut me kos, te cilin mund ta pasuroni me arra te therrmuara dhe fruta te tjera te thata nese deshironi

Përbërësit:

  • 2 gota uji me miell gruri
  • 2 kokrra vezë
  • 1 gotë uji sheqer
  • 2 filxhan kafeje kos
  • 2 filxhanë kafeje gjalpë të tretur (ose vaj ulliri)
  • 2 lugë gjelle lëkurë limoni apo portokalli e grirë
  • ½ e lugës së kafesë me sodë buke
  • Një lugë sheqer pudër

Përgatitja:

  • Si fillim rrihni vezët me sheqerin në një tas.
  • Shtoni kosin, gjalpin e tretur, lëkurën e limonit ose portokallit, dhe nese deshironi arra te thërrmuara. E gjithë masa përzihet mirë.
  • Sitet mielli, përzihet me pak sodë buke dhe shtohet mbi masën e përgatitur.
  • Brumi hidhet në një formë keku të lyer më parë me pak vaj dhe të pudrosur me miell.
  • Piqet në furrë përreth 35-40 minuta në 180 gradë.
  • Lihet të ftohet pak, hiqet nga tava dhe sipër i hidhet sheqer pudër.

femra-moderne.com

Start typing and press Enter to search