Nuk jane te skuqura, por te gatuara ne tigan: ky miks perimesh eshte shume i shijshem. Mund te jete nje pjate shoqeruese e mishit, peshkut, por edhe per djathin, orizin, makaronat, kuskus, bullgur, quinoa etj. Mund te perdoresh perimet e tua te preferuara te stines, tiganisur me pak vaj ulliri dhe me ereza aromatike.
Mire do ishte te perdorni nje tigan jo-ngjites, qe parandalon ngjitjen e perimeve ne tigan. Gjithashtu, perdorni edhe nje kapak, ne menyre qe te krijohet avull dhe perimet te zbutem paksa.
Perberesit per 4 racione tris perimesh si kontorno
- 1 spec i madhe i verdhe ose i kuq
- 1 ose 2 kunguj
- 1 patellxhan
- disa kokrra domate-qershi
- 1 thelpi hudher
- Vaj ulliri
Pergatitja:
- Lani mire te gjitha perimet, thajini dhe pritini ne copa katrore.
- Shtoni pak vaj ne tigan te gjere, hidhni nje thelpi hudher sa te leshoje aromen dhe me pas hiqeni.
- Shtoni specat ne tigan dhe kaverdisini here pas here ne zjarr mesatar. Nderkohe shtoni patellxhanet dhe pak kripe. Mbulojeni me kapak dhe lerini te gatuhen per 10 minuta.
- Shtoni kungujt dhe domatet e vogla te prera pergjysme.
- Vazhdoni gatimin edhe per disa minuta, derisa te shikoni domatet qe jane pjekur.
- Fikni zjarrin dhe shtoni siper ndonje gjethe borzilok. Lereni te ftohet.
Foto: giallozafferano