Nje antipaste e shpejte dhe kreative. Mund te frymezoheni nga kjo ide e thjeshte per te bere receta te ndryshme antipastash. Per shembull, mund te shtoni feta proshute krudo ose ndonje fete domate bashke me mocarelen dhe me pas t’i mbeshtillni.
- Veshtiresia: E thjeshte
- Koha: 10 minuta
- KALORITE: 235
Përbërësit për 4 persona:
- 300 g mocarela,
- pak rigon,
- pak spec i kuq pluhur,
- 8 gjethe të mëdhaja sallate,
- 1 tufë rukola,
- bishta te holle hudhrash te njoma (per t’i lidhur)
- vaj ulliri,
- kripë
Menyra e pergatitjes:
- Pritini mocarelat në feta të holla dhe vërini në një sitë që t’u dalë lëngu. Më pas fshijini me një letër thithëse, kriposini pak, hidhuni rigon dhe specin djegës pluhur dhe spërkatini me pak vaj.
- Lani dhe thani gjethet e sallatës dhe të rukolës.
- Mocarelat, siç i keni në feta, merrini një nga një dhe mbështillini me 2-3 gjethe rukole, më pas mbështillini një nga një me gjethet e sallatës.
- Fiksojini duke i lidhur me bishta te hudhrash te njoma, vendosini në një pjatë dhe servirini si antipastë.
Keshille:
Ne vend te bishtave te hudhrave mund te zgjidhni bishta qepe, ose dege majdanozi ose kopre te fresket. Thjeshte fare mund ta fiksoni edhe me nje kunj dhembesh.