Makaronat taliatele me limon bejne nje pjate te pare te shijshme, aromatike dhe kremoze, qe pergatitet me pak perberes dhe eshte i pershtatshem per cdo rast. Cfare prisni? Mesoni se si ta pergatisni shpejt dhe thjesht
- Veshtiresia: E thjeshte
- Koha: 10 minuta
- Kalorite: 450
Përbërësit për 4 persona:
- 400 g makarona,
- 1 limon,
- 50 g gjalpë,
- 200 grame pana
- 4 lugë djathë parmixhano i grire,
- 1 tufë borzilok ose majdanoz
- kripë,
- piper.
Menyra e pergatitjes:
- Si fillim zieni makaronat ne uje te vluar me kripe per aq kohe sa thote ne paketim.
- Ndërkohë lani limonin, fshijeni dhe grini lëkurën (vetem pjesen e verdhe, jo te bardhen).
- Hidheni lekuren e limonit në një tigan, shtoni gjysmën e gjalpit dhe lëreni të shkrijë me ngadalë.
- Pasi gjalpi te jete aromatizuar per disa minuta, shtoni panen.
- Kullojini makaronat, duke lënë veçmas edhe pak nga uji i zier. Vendosini në tiganin e gjalpit, hidhni ujë, gjalpin tjetër të freskët, djathin, piperin dhe lërini në zjarr për një minutë.
- Në fund, hidhni majdanozin e grirë, për aromë.
Provoni edhe: Taliatele me limon dhe vodka
Ne kete rast, nga perberesit e recetes se mesiperme duhet te zevendesoni panen me nje teke vodka. Gjalpit të shkrirë hidhini pak vodka dhe lëreni alkoolin të avullojë, më pas hidhni dy lugë nga uji i zier i makaronave. Perfundoni receten si me lart.