Si fillim pergatisni salcën me pjeshka te fresketa dhe me pas vendosini perberesit rradhe-rradhe. Ja nje embelsire e shijshme per t’u kenaqur keto dite vere. Nese doni mund ta zevendesoni panen me kos te fresket dhe kikiriket me granola.
Veshtiresia: E thjeshte
Koha e pergatitjes: 15 minuta
Kalorite: 270
Përbërësit për 4 persona:
- 4 pjeshka të verdha,
- 1 limon,
- 200 g mjedra,
- 200 g pana embelsirash,
- 30 g kikirikë,
- sheqer,
- sheqer pluhur
Menyra e pergatitjes:
- Lani pjeshkat, pritini në feta dhe vendosini në një tigan. Pluhurosini me sheqer të bollshëm dhe vëreni tiganin në zjarr, duke e lënë sheqerin që të bëhet si karamel.
- Spërkatini me lëngun e limonit, më pas mbulojeni dhe gatuajini për 7-8 minuta.
- Ndërkohë, rrihni mjedrat me dy lugë sheqer pluhur.
- Rrihni panën me 2 lugë sheqer pluhur.
- Ndajini pjeshkat në kupa për ëmbëlsira, lërini të ftohen, më pas spërkatini me salcën me mjedër dhe kupat zbukurojini duke u hedhur sipër shumë panë dhe kikirikët e grirë.