Pastroni organizmin me nje nga keto lengje magjike

Pini një lëng, ju heq etjen, ju freskon dhe ndalon urinë. Provoni një nga këto…

Detox

5 kumbulla, 5 kajsi, 1/2 gote qumësht i skremuar.
Ju bën mirë sepse është qetësues dhe dezinfektues. Një alet i vlefshëm në periudhat kur zorra juaj ngec.

Energjik

4 karota, 1 mollë, 1 kivi dhe 6 degë të vogla majdanoz.
Ju bën mirë sepse ju fal kalium dhe antioksidues. Rihidraton dhe ju ndihmon të “ringjalleni” pas një dite të stërmundimshme.

Lengu i rrepave eshte i mire per te marr energji pas nje nate duke pire dhe kercyer

Pastrues

1 filxhan rrepka dhe dy lugë kafe kallam sheqeri.
Ju bën mirë sepse ju siguron një efekt pastrues. Në mëngjes, esëll, ju jep energji pas një nate të kaluar në diskotekë.

Përforcues

1 mango, 3 karota, lëkurën e një gjysmë limoni dhe 3 lugë lëng.
Ju bën mirë sepse përmban vitaminë A dhe karoten, që mbrojnë sytë.

Antistres

1 kërcell selinoje, 1 zemër sallatë marule, 1 kastravec, kripë, piper dhe akull.
Ju bën mirë sepse është i pasur me kalcium, brom dhe magnez: të gjitha këto janë minerale që ju qetësojnë dhe ju bëjnë të ndiheni më e qetë.

Start typing and press Enter to search