Tipet e vetmisë janë të shumta: ekziston ndjenja e vetmisë e kujt ka humbur një iluzion, e dikujt që është zhgënjyer dhe e kujt ka humbur përgjithmonë një person të dashur. Pranë, ekziston vetmia që ndonjëherë nevojitet, nëse një person dëshiron të zhvillojë një kërkim ose të ketë një aktivitet krijues.
Si momente të jetës
Është e nevojshme, pas rrëmujës, shkëmbimit të harlisur, takimeve, heshtjes, të kesh mundësi të reflektosh, të zbresësh në zemër të problemit, të një argumenti që ju apasionon. Vetëm kështu një person do të mund të japë një prurje autentike, origjinale me një fakt, me një ide. Pasuria, që na mundëson të ndërtojmë lidhje të reja, shikimi që di të vëzhgojë rreth e rrotull, me kuriozitet, i dëshirueshëm për raporte dhe nxënie, na tregojnë edhe se si mund të dalim nga vetmitë e mbi-theksuara. Kjo ndodh falë punës së kryer nga organizmi, nëpërmjet përpunimit që na çon drejt zgjidhjeve dhe sistemimeve, që as imagjinoheshin më parë. Rikthehet buzëqeshja, aftësia për t’u mallëngjyer, gjithmonë e pasuruar nga diçka që më përpara nuk ka ishte. Janë të gjitha situata në të cilat ndodh një lojë intensive emocionesh kundërshtuese. Pasioni ju dominon me dritat dhe hijet e tij: ekziston dhembja, pritja, padurimi; ekziston vrazhdësia e atij që eksploron, bie dhe pastaj ringrihet.
Gjendje të paaftësisë dhe të pamundësisë
Ekziston edhe një vetmi, me cilësi të ndryshme, që zotëron disa persona; të tjerë mund të mbërthehen, papritmas, në disa hapërsira të ekzistencës. Është vetmia që përfshin në një vello të paprekshme personat që ndjehen “të pasigurtë”, “të paaftë”. Do të dëshironin të dinin të buzëqeshnin, të bashkoheshin me dikë që, plot iniciativë, stabilizon lidhje dhe nuk e humbet kurajon përballë humbjeve. Në të kundërt, përjetojnë një keqardhje të shurdhër zhgënjimi: është plaga e atij që “ndjehet i përzënë tutje” dhe nuk di të kuptojë shkaqet e kësaj përzënie. Ndjejnë poshtërimin e atij që e di se ka cilësi, por që nuk është i aftë t’i shprehë. Kuptojnë se nuk mund të arrijnë të ndërtojnë një jetë dashurore: “të gjithë kanë miq, mike, të dashur, burrë apo grua dhe unë jam gjithmonë vetëm”. Në të njëjtën kohë, mund të ekzistojë “një pamundësi” për të ndërtuar kushte pjellore pune për suksesin personal.
Ndrojtja
Shpesh, përsa i përket vetmisë, flitet edhe për “ndrojtje”. Është një term i përgjithshëm. Nëse studiohet etimologjia, vihet re se në gjuhën sanskritishte ka kuptimin e errësirës dhe do të thotë natë. Kështu del në pah një imazh i sugjestionuar, sipas të cilit “ndrojtja” shfaqet si fryt “i një gjendjeje errësimi”, “turbullimi të mendjes”. Në bazë të kësaj ndrojtjeje, mund të jenë fëmijëritë e vështira, kujtime grindjesh të padurueshme, ndarje me vuajtje, mungesë e të rriturve të afrueshëm, që dinë të përballen me pasiguritë e një fëmije, pa e mbyllur në një atmosferë ndrydhëse, zotëruese. Cilado qoftë origjina, bëhet fjalë për djem ose vajza që nuk kanë mundur të kapin mundësinë për t’iu hapur jetës në grup dhe për të kapërcyer ashpërsitë që paraqiten gjithmonë.
- Por, cila është cilësia e “errësimit”, nga çfarë, si është e ndërtuar? Nëse është e mundur të thellohet koncepti, vihet re prania e një gjendjeje shpirtërore “kundër”, për të cilën personi nuk mund të ketë asnjë lloj vetëdijshmërie. Përkundrazi, mund ta njohë veten vetëm si delikat, i ndjeshëm dhe nuk e ka idenë se mund të jetë pre edhe e xhelozisë dhe zilisë. I kanë humbur nga sytë të gjitha këto ndjenja armiqësore, që rizgjohen në vështirësitë e ngritjes. I është dashur të largohet, sepse e bënin konfuz, gjithçka errësohej, me përshtypjen që nuk mund të jepte dhe të merrte dashuri. Si mund të urrehet kush është akoma burim i ëmbëlsisë dhe forcës? Të largosh armiqësinë, të mos i japësh një emër, me kohë, përcakton një gjendje brishtësie. Ta humbasësh do të thotë të humbasësh edhe energjitë e tua, atë “agresivitet”, në mënyrë që të afirmohet në tërësinë tënde. Personi do të dëshironte ta mbërthente jetën, por nuk di si ta bëjë: ndjehet i vetmuar, kudo është errësirë, është shkretëtirë. Ky person e di që është pre e “ndrojtjes”: por njeh rezultatin, nuk ka historinë e tij. Ndodhet brenda një brenda një shtrembërimi përsëritës, lidhur me fakte të kaluara dhe të pavetëdijshme. Por jo të gjitha ndrojtjet janë të ngjashme. Ndonjëherë mjafton takimi me një person që di të shkojë përtej paraqitjes: dhe dashuria thërret dashurinë. Por janë raste që kërkojnë vetmi të vogla dhe të çastit, lidhur me eksperienca të munguara, me të jetuarit në ambjente paksa të zhvendosura ose në ambjente thjesht të ndryshme. Bëhet fjalë më shumë për vetëpërmbajtje fillestare, frika drithëruese, që është e drejtë edhe të ekzistojnë, kur vijnë nga botë të tjera. Në vetminë e përshkruar në fillim, në të kundërt, gjarpëron një gjendje depresive. Ndodh varfërimi i personit, si vazhdimësi të proçeseve të ndarjes dhe mohimit: forcat humbasin në një luftë të pavetëdijshme, të panjohur.
Arroganca
Në të gjitha këto ngjarje, nuk duhet harruar “racizmi” i atij që është i aftë, që di të qeshë, të jetë serioz, që di të përballet, që nuk trembet. Ose, nëse trembet, ringrihet dhe e provon përsëri. Bëhet fjalë për një arrogancë guximtare, që priret të përzërë tutje atë që është në buzë. Shihet te fëmijët, të rinjtë, të rriturit. Edhe arroganca është shprehje e një lloj vetmie, që diktohet nga paaftësia për të mirëpritur aspekte të pambrojtura, personale dhe të të tjerëve. Dhe, nga ana e tij, për shkak të paaftësisë për të reflektuar, përcakton mundësinë për vetmi të mëtejshme.