Bëni vetë dezinfektues me përbërësin që e kemi të gjithë në shtëpi

Bëni një dezinfektues me zbardhues (açe) që do të veproje mirë deri në 24 orë.

Për të zvogëluar mundësinë e kapjes ose përhapjes së koronavirusit, pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet e zakonshme në shtëpinë dhe zyrën tuaj çdo ditë. Kjo perfshin:

  • dorezat e dyerve
  • tavolinat
  • siperfaqet e kuzhines
  • mobiljet e banjes
  • telefonat
  • tastieren e kompjuterit
  • telekomandat
  • Tualetin

Sa kohë jeton coronavirusi në sipërfaqe? Lexoni ketu.

Perdorni nje shishe te detergjentit per xhama, i cili ka perfunduar, per ta mbushur me dezinfektuesin e bere vete. Keshtu do e keni me te lehte per ta perdorur

Përzieni 5 lugë (një të tretën e nje filxhani) të zbardhuesit shtëpiak me një litër ujë. Asnjëherë mos e përzieni zbardhuesin me amoniakun ose një pastrues tjetër. Lereni pastruesin të veprojë në sipërfaqe për të paktën 1 minutë. Shpëlajeni me ujë të pastër.