Tave me peshk dhe domate

Ky gatim klasik i kuzhinës së diellit është krejtësisht i këshillueshëm për të përballuar verën me shumë lehtësi. Një recetë delikate, e pasur në ngjyra dhe shije, me të cilën është e pamundur të dështoni

Përgatitja: 40 minuta.
Gatimi: 35 minuta

Përbërësit për 4 persona:

  • 4 fileto të mëdha peshku me lëkurë;
  • 12 domate-qershi;
  • 2 thelpinj hudhre;
  • 2 qepë;
  • 2 degë trumze;
  • 1 gotë verë e bardhë;
  • 1 gjethe dafine;
  • ½ tufe borzilok;
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri;
  • kripë;
  • piper.

Menyra e pergatitjes:

  1. Qëroni qepët. Grijini. Shtypni thelpinjtë e hudhrës me gjithë lëkurë.
  2. Parangroheni furrën në 200 grade C. Lani dhe shpëlani domatet. Pritini në thela.
  3. Në një tigan të madh, nxehni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepët, hudhrën, trumzën dhe dafinën në zjarr të fortë, për 3 minuta.
  4. Kalojini filetot e peshkut shpejt e shpejt në ujë të ftohtë. Thajini me letër thithëse. Kriposini e piperosini.
  5. Ulni zjarrin dhe shtoni domatet. Shtoni verën, kriposeni, piperoseni dhe lëreni të ziejnë ngadalë, duke i përzier me delikatesë.
  6. Në një tavë furre, shpërndani përgatitjen me domate. Vendosni filetot e peshkut nga ana e tulit. Futini në furrë për 10 minuta. Shërbejini të zbukuruar me borzilok të grirë.

Pjata shoqëruese:

Start typing and press Enter to search