Si mund të përdorni uthull molle për lëkurë të bukur

Uthulla e mollës është një produkt organik mjaft i njohur për përdorimet e saj. Kesaj radhe do t’ju mësojmë gjithçka që duhet të dini për përdoromin e uthullës së mollës në fytyrën tuaj. Sigurohuni që uthulla e mollës të jetë 100% natyrale pasi vetitë e saj mbi lëkurë do të jenë me të thella. 

  • Vetitë pastruese të këtij produkti sigurisht që bëjnë mrekulli në zonën ku veprojnë duke e lënë atë të pastër e të butë.
  • Për shkak të përqëndrimit të madh të antioksidantëve ky produkt do ta bëj fytyrën rrëzëllitëse, do ta ndjeni më të pastër e të butë.
  • Largon yndyrën e tepërt, parandalon aknet, infeksionet dhe largon shenjat e pa dëshiruara.
  • Ka veti të mëdha antibakteriale ndaj këshillohet të përdoret në çdo fytyrë e sidomos tek ato që përballen shpesh me pluhurin apo faktorë të tjerë që e stresojnë lëkurën.
  • Uthulla mbi lëkurë mund të funksionojë fare mirë edhe si nje tonik natyral, duke mbyllur poret e zgjeruara e duke zbehur shenjat e moshës.
5 Reasons To Wash Your Face (& Skin) With Apple Cider Vinegar

Përbërësit:

  • 75 ml uthull molle
  • 250 ml ujë i ftohtë
  • Përzieni uthullën me ujin në një enë. Çdo darkë pasi të lani fytyrën, tamponojeni me nje disk pambuku te njomur me uthullën e mollës.
  • Pasi ta keni vendosur mbi fytyrë lëreni të thahet për 30 minuta.
  • Këtë trajtim bëjeni 5 ditë në javë dhe 2 ditë pushim në mënyrë që fytyra të ketë kohë të rigjenerohet.

Start typing and press Enter to search