Të ushqehemi sipas orës

Organizmi ka rimet e tij: atëherë si t’i shfrytëzojmë mirë për të kontrolluar konsumet kalorike në mënyrë sa më të favorshme për linjën.

Ritëm: kjo është fjala kyç e jetës sonë fiziologjike. Këtë e pohon kronobiologjia, disiplina sipas të cilës të gjitha aktivitetet e organizmit ndjekin një ritëm ciklik që përsëritet në fazat e çdo dite, tamam si një orë ekzakte.

  • Ritmet fizike, sipas kronobiologjisë, mund të parashikohen dhe bëhet e mundur pra që të shfrytëzohen sa më mirë edhe për të kontrolluar konsumet kalorike në mënyrë të favorshme për të mbajtur linjën dhe për të përmirësuar zgjedhjet e ushqimeve. E rëndësishme është të aplikosh kriterin e duhur për çdo moment të ditës, pasi çdo ushqim ka një aftësi të ndryshme shëndoshjeje sipas orarit në të cilin konsumohet.
  • Pra faktorëve klasik cilësorë dhe sasiorë të dietave i është shtuar dhe një element i ri: koha. Në mënyrë që ju ta shfrytëzoni sa më mirë këtë element të rëndësishëm, ne ju propozojmë një mënyrë ushqimi të përditshme të organizuar orë pas ore.
Dijeta “Devet dana”: Za dvije sedmice bez devet kg – Aura

Drithëra që nga ora 7 deri në 17, mish, peshk, vezë nga ora 19 e 30 deri në 22 e 30, ëmbëlsira jo mbas orë 15.

Lexoni e fiksoni

  • Bukë dhe makarona në momentin e duhur. Karbohidratet, pra buka, makaronat, orizi, janë ushqimet që akuzohen se shëndoshin dhe prandaj janë të parat që eleminohen nga dietat e kujt do të dobësohet. Por karbohidratet janë të domosdoshme për prodhimin e serotoninës, një substance, mungesa e të cilës provokon depresionin dhe ankthin. Karbohidratet duhet të përbëjnë 60% të kalorive të përditshme. Nëse ato lihen pas dore çekuilibrohet raporti i të ushyqerit dhe sjell pasoja për shëndetin. Pra të eleminosh bukën është e gabuar. Sekreti për t’i bërë të padëmshme për linjën është t’i hash në orarin e duhur, pra në mëngjes dhe në drekë, në oraret kur metabolizmi i djeg pa vështirësi kaloritë për të prodhuar energji.
  • Dreka është e detyrueshme. Për drekën duhet të mendoni si një vakt të rëndësishëm, i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të neglizhohet. Për të favorizuar një punë të mirë të metabolizmit dhe për të përmbushur kërkesat e organizmit, dreka duhet të jetë e pasur me karbohidrate, pra me drithëra dhe derivatet e tyre. Pra gjatë saj lërini dritën jeshile makaronve, bukës, orizit, picave, sallatave, tortave.
  • Rëndësia e zemrës. Rreth 3 orë pas ngrënies së një vakti stomaku është bosh, niveli i sheqerit në gjak bie dhe truri dërgon sinjalet e urisë. Për këtë arsye paradite dhe pasdite është e domosdoshme të hamë zemër, pra një vakt të lehtë me bazë frutash, të pasura me sheqerna të thjeshta që rregullojnë nivelin e glukozës në normën e duhur. Zemra merr rëndësi të veçantë, sidomos kur dreka nuk ka qenë e mjaftueshme.
  • Lamtumirë darkave të bollshme. Në darkë duhen evituar të ngrënat e bollshme, me pjata shumë të pasura e të rafinuara. Prandaj darkat me miqtë, mund të transformohen fare mirë në dreka që mund t’i organizoni të shtunën ose të dielën. Nëse ju duhet patjetër të shkoni diku për darkë, zgjidhni një pjatë të lehtë e shoqëruar më shumë me kontorno jeshillëqesh, dhe e pasur me fruta ose sallatë frutash.
What is Time-Restricted Feeding and Can It Help You Lose Weight ...
Kur është ora për… 
  • Drithëra dhe derivatet: nga 70.00 në 17.00
  • Perime dhe patate: nga 12.30 në 15.00
  • Fruta të freskëta: jo më vonë se 18.00 për ato tepër të ëmblat: fiq, hurma, banane, mandarina, rrush, kumbulla.
  • Mish, peshk dhe vezë: nga 19.30 në 22.30
  • Ëmbëlsira: nga 7.00 në 15.00: duhen evituar sidomos ato me bazë çokollate, pana dhe kremi.

Ja se si duhen organizuar vaktet me orën në dorë, në mënyrë që të favorizojmë humbjen e peshës.

Dita kronologjike

  • Ora 07:30 mëngjesi është vakti që na jep ngarkesën e duhur për të nisur ditën dhe për të ndenjur në formë gjatë gjithë paradites, prandaj megjithëse nuk jeni mësuar të hani në këtë orë, sforcohuni dhe konsumoni një sasi të mjaftueshme ushqimi.
  • Ora 10:30 efekti i mëngjesit mund të jetë zvogëluar dhe e ndjeni stomakun paksa bosh. Ngrënia e diçkaje të lehtë mund të zgjidhë problemin dhe të mos ju lërë të arrini tek dreka tmerrësisht të uritura. Nëse keni ngrënë mëngjes shumë herët, ose nuk keni ngrënë fare, kjo ngrënie përfaqëson një mëngjes të vonuar që mund të barazojë ekuilibrin dhe ngarkesën kalorike të paradites.
  • Ora 13:00 erdhi momenti të hani: mes 12 dhe 14 aktiviteti i metabolizmitna lejon të djegim me rendimentin maksimal kaloritë e konsumuara dhe proçesi i tretjes është më efikas. Prandaj dreka duhet të jetë vakti themelor i ditës: që nga kjo orë ritmi i metabolizmit zvogëlohet gjithnjë e më shumë. Për fat të keq, ata që janë në punë jo gjithnjë kanë mundësi të konsumojnë një vakt me kalori të mjaftueshme, madje shpesh dreka lihet pas dore, ose mund të përfitohet nga ora e pushimit për të ngrënë shpejt e shpejt.
  • Ora 16:00 Nëse nuk keni ngrënë një drekë të plotë, në këtë orë ndjehet nevoja për të konsumuar diçka, për arsye se nuk mund të keni ngrënë as paradite. Por nëse grafiku i të ngrënit është respektuar deri tani, mjafton të hani një frut ose të pini një gotë me lëng frutash për të arritur deri në orën e darkës jo të uritura. Nga ora 15 deri në 18 është momenti më i përshtatshëm për të bërë gjimnastikë, ose për të bërë çfarëdo aktiviteti fizik; në këtë fazë mund të shfrytëzojmë energjitë e grumbulluara si dhe nuk ka filluar akoma periudha biologjike e pushimit.
  • Ora 18:20 Jeni kthyer në shtëpi dhe ju ka marrë pak uria. Kujdes të mos humbni kontrollin e të hani ç’ju del para dhe të boshatisni frigoriferin. Një frut, një karrotë, një lëng domatesh do të mjaftojnë për ta thyer pasksa urinë deri në darkë.
  • Ora 20:00 Së fundi në tavolinë me familjen! Por ky, nuk duhet të jetë vakti i vërtetë dhe më i rëndësishëm i ditës, nëse nuk doni të magazinoni diku atë që hani. Në këtë orë metabolizmi nuk është në gjendje të djegë shumë kalori, pasi pas pak do të shkoni në shtrat. Prandaj rreziku i shëndoshjes nëse e tejkaloni ushqimin në darkë është i madh.
  • Ora 21:30 Dihet që para televizorit, tundimet janë të shumta. Patetina, akullore, çibukët, çokollatat, bonbone, ose çfarëdo tjetër, ndaj të cilave është e pamundur të rezistosh, sidomos nëse e ke sforcuar veten të mos hash shumë darkë. Por, nuk është ky momenti i ëmbëlsirave dhe i çokollatave, pasi të grumbullosh sheqerna në këtë orë do të thotë të favorizosh prodhimin e insulinës, hormonin pankreatik që stimulon magazinimin e sheqernave gjatë natës. Duhet të jeni të ndërgjegjshme që në këtë orë hamë sa për t’u englendisur më shumë se sa për të ushqyer organizmin, prandaj ky zakon duhet lënë mënjanë.
  • Ora 23:00 Para se të flini e kuptoni që keni ngrënë shumë, sidomos në darkë. mendimi i parë që ju vjen ndërmend është: “Nesër nuk do të ha mëngjes, vetëm një sallatë në drekë dhe nuk prek bukë e brumëra për gjatë gjithë ditës”. Nuk ka asgjë më të gabuar.

Start typing and press Enter to search