Nje supë e shijshme dhe e pasur me vlera ushqyese.
Përbërësit:
- 1 kg mish
- 5 patate të prera në kubikë;
- 2 karota të prera në feta;
- 2-3 degë selino të prera trashë;
- 5 lugë salcë domatesh;
- 1 filxhan çaji makarona të vogla (yje apo forma tjera);
- 3 lugë vaj ulliri;
- kripë e piper.
Pergatitja:
- Presim mishin në copa të vogla dhe e vëmë të ziejë në një tenxhere të madhe. Zierja bëhet në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Nga mesi i zierjes shtojmë kripë sipas dëshirës.
- Në vazhdim hedhim në tenxhere patatet, selinonë, karotat dhe vajin. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten.
- Pasi të jenë pothuajse gati, i nxjerrim perimet dhe mishin nga tenxherja me ndihmën e një luge të madhe me vrima. Hedhim në ujë makaronat dhe i lëmë të ziejmë për 5-6 minuta.
- E rregullojmë me kripë e piper dhe hedhim salcën. Shtojmë mishin dhe perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të bëhen gati makaronat. Gjatë zierjes shtojmë pak ujë të nxehtë nëse konsiderohet e nevojshme.