Ky gatim klasik i kuzhinës së diellit është krejtësisht i këshillueshëm për të përballuar verën me shumë lehtësi. Një recetë delikate, e pasur në ngjyra dhe shije, me të cilën është e pamundur të dështoni
Përgatitja: 40 minuta.
Gatimi: 35 minuta
Përbërësit për 4 persona:
- 4 fileto të mëdha peshku me lëkurë;
- 12 domate-qershi;
- 2 thelpinj hudhre;
- 2 qepë;
- 2 degë trumze;
- 1 gotë verë e bardhë;
- 1 gjethe dafine;
- ½ tufe borzilok;
- 3 lugë gjelle vaj ulliri;
- kripë;
- piper.
Menyra e pergatitjes:
- Qëroni qepët. Grijini. Shtypni thelpinjtë e hudhrës me gjithë lëkurë.
- Parangroheni furrën në 200 grade C. Lani dhe shpëlani domatet. Pritini në thela.
- Në një tigan të madh, nxehni vajin e ullirit dhe kaurdisni qepët, hudhrën, trumzën dhe dafinën në zjarr të fortë, për 3 minuta.
- Kalojini filetot e peshkut shpejt e shpejt në ujë të ftohtë. Thajini me letër thithëse. Kriposini e piperosini.
- Ulni zjarrin dhe shtoni domatet. Shtoni verën, kriposeni, piperoseni dhe lëreni të ziejnë ngadalë, duke i përzier me delikatesë.
- Në një tavë furre, shpërndani përgatitjen me domate. Vendosni filetot e peshkut nga ana e tulit. Futini në furrë për 10 minuta. Shërbejini të zbukuruar me borzilok të grirë.
Pjata shoqëruese: