4 gjëra që duhet të bëni çdo ditë gjatë pushimeve për të patur lëkurë ngjyrë çokollatë

Lexoni këshillat e mëposhtme nëse doni që të keni një nxirje perfekte këtë verë.

1. Pini sa me shume uje

Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit, por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë uniforme. 

7 Tips On Getting Your Dream Tan – nobadaddiction

2. Hani ushqime te pasura me vitamina dhe beta-karoten

Ushqimi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në ruajtjen për një kohë sa më të gjatë të ngjyrës çokollatë. Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit. Mos u mendoni më gjatë, por filloni që të hani që tani: karota, domate, kajsi, pjepër, shalqi, sallatë jeshile, spinaq etj. Lexoni ketu se cilat jane ushqimet e domosdoshme gjate veres. Gjithashtu mesoni edhe se cilat ushqime duhet t’i evitoni, duke lexuar ketu.

News – Brazilian Sun

3. Beni scrub

Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhoni lëkurën të lagur paraprakisht, me scrub-in e mësipërm.

Secret Behind The Perfect Tan (+3 Sunless Tanners Worth the Hype!)

4. Ekspozohuni e gjitha

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndyrshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion jo vetëm në shezlong, por edhe të ecni. 

Start typing and press Enter to search