Eurovision: Këngëtari bjellorus Ivan do të këndojë zhveshur me një…

Ivan premton te na çudise ne kete vit te Eurovision. Të këndosh nudo dhe i shoqëruar në skenë nga një ujkonjë e quajtur Shakira, është projekti i këngëtarit bjellorus Ivan për të fituar konkursin e radhës të Eurovizionit, me kusht që koncerti evropian i talenteve të pranojë këtë shfaqje pak konvencionale.

Këngëtari 21-vjeçar e ka menduar këtë performancë në bashkëpunim me producentin rus, Viktor Drobich, i cili do ta shoqërojë në maj në Stockholm për edicionin e radhës së Eurovizionit. “Kjo do të jetë padyshim një eksperiencë e bukur. Mbi të gjitha që nuk kam dalë asnjëherë në skenë me veshjen e Adamit dhe me kafshë të egra”, thotë Ivani duke qeshur.

ivan1“Xhirimet e para ishin shumë të frikshme, por më pas jemi bërë miq. Ajo pëlqeu erën time dhe filloi të fërkohet tek unë”, shpjegon Ivan duke theksuar se e ushqente ujkonjën para se të fillonte xhirimet.

Por Viktor Drobich nuk është një i panjohur dhe e njeh mirë Eurovizionin. Ai ishte mbrapa suksesit të “Bouranovskie Babouchki”, gjyshet ruse me kostume tradicionale që arritën në vend të dytë në Eurovizionin 2012 falë këngës së tyre disko “Party for everybody”. Për producentin, Eurovizioni do të marrë një vendim pasi të ketë parë planin sekondë pas sekonde të koreografisë së Ivanit.

femra-moderne.com