10 rregulla për të mbrojtur sytë nga dielli

Syte duan mbrojtje te vecante, mbi te gjitha nga rrezet e diellit. Rrezet e diellit nuk janë vetëm armike të lëkurës, por sidomos e kësaj zone delikate të fytyrës, që është e vëzhguara speciale në stinën më “të rrezikshme”

1. Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejt në orët që ka më shumë dritë

Shikimi duhet mbrojtur nga rrezet Uv duke shmangur ekspozimin në orët 11.00-16.00. Duhet të keni parasysh dritën e reflektuar nga toka. Uji i detit, për shembull, fuqizon së tepërmi sasinë e rrezeve që depërtojnë në sy.

2. Mos harroni asnjëherë syzet e diellit

Duhet t’i mbani gjithmonë kur jeni në ajër të pastër, edhe pse qielli është me re dhe ju jeni poshtë çadrës. Shumica e rrezatimeve të shndritshme janë përthithur nga niveli i thjerrëzave qelqore të syve dhe mund të shkaktojnë probleme në sy.

3. Zgjidhni syze që i përthithin plotësisht rrezet Uv

Lentet mbrojtëse duhet të jenë në gjendje të përthithin plotësisht rrezet ultravjollcë dhe deri në 96 % rrezet infra të kuqe. Përthithja totale e rrezeve infra të kuqe përbën mbrojtjen optimale, por është e pamundur për t’u realizuar, sepse do të verifikohej një shtrembërim në perceptimin e ngjyrave vjollcë dhe blu që do të shfaqeshin gri dhe e zezë; ngjyra e verdhë do të ishte e zbardhulur dhe ngjyra vjollcë do të dukej e kuqe.

4. Kontrolloni etiketën

Eshtë mirë të kontrolloni gjithmonë etiketën në momentin e blerjes të syzeve të diellit. Etiketat duhet të mbajnë edhe treguesin e fuqisë filtruese, në një shkallë nga zero deri në katër:

  • 0- tregon një fuqi filtruese zero (lënë të kalojë nga 80-100 % të rrezatimit të shndritshëm).
  • 1- mban nga 43-80 % të rrezatimit të shndritshëm.
  • 2-3- janë syze të këshillueshme për një ndriçim të mesëm dhe të fortë, si në det gjatë verës.
  • 4- janë të përshtatshme në kushtet e një ndriçimi diellor të jashtëzakonshëm, për shembull në male me dëborë.

Syze të ndryshme në vende të ndryshme:

  • Për në det zgjidhni ato me lente polarizuese.
  • Për shëtitjet në mal, janë të përshtatshme syzet pasqyrë, sepse mbrojnë nga ndriçimi i fortë.
  • Për shëtitjet më këmbë ose me makinë janë shumë të mira syzet me lente antirefleks.

5. Tregoni kujdes në përzgjedhjen e skeletit

Eshtë mirë që të mos ndiqni shumë modën në përzgjedhjen e skeletit, i cili duhet të jetë sa më shumë mbështjellës në mënyrë që të mbulojë të gjithë zonën që rrethon sytë. Anësoret dhe bishti i syzeve nuk duhet të jenë shumë të gjera, që të mos pengoni shikimin anash.

6. Vërini syzet edhe në det

Ata që pëlqejnë skitë në det, sërfin ose të shëtisin me varkë, duhet të tregojnë më shumë kujdes, pasi kalojnë shumë kohë në kontakt me diellin dhe ujin, refleksi i të cilit shton intensitetin e rrezeve ultravjollcë. Përdorimi i syzeve për ata është i domosdoshëm. Skeleti duhet të ketë një formë anatomike dhe duhet të jetë mbështjellës, që të mbështetet mirë në hundë dhe te veshët, që të garantojë komoditetet dhe mbrojtje.

7. Zgjidhini syzet në ngjyrën më të përshtatshme

  • Ngjyra e syzeve është thelbësore. Dhembja e kokës, të vjellat, marramendja… mund të shkaktohen pikërisht nga zgjedhja e një ngjyre jo të përshtatshme me kërkesat e të parit.
  • Një njeri që shikon mirë duhet të zgjedhë nga ngjyra kafe te jeshilja e grija.
  • Miopët duhet të zgjedhin ngjyrën kafe, sepse defekti i tyre i bën të fokusojnë më mirë spektrin e dritës më të afërt me infrat e kuqe.
  • Jeshilja, për ata që janë dritëgjatë ose hipermetropë, sepse në këto raste priret të fokusohet spektri i dritës më afër me atë ultravjollcë.
  • Syzet e sfumuara (të errëta sipër dhe të qarta në bazë) dhe në ngjyrë blu, të verdhë, të kuqe dhe lejla nuk këshillohen sepse nuk e filtrojnë aq sa duhet dritën e diellit.

8. Kërkojini këshillë okulistit

Përpara se të zgjidhni syzet është e këshillueshme të bëni një vizitë okulistike: mjeku, duke patur parasysh kërkesat individuale, këshillon llojin e syzeve më të përshtatshme.

9. Mos e teproni me makijazhin

Duhet të tregoni shumë kujdes me makijazhin e syve që, duke u bashkuar me ekspozimin në diell, mund të shkaktojë acarime ose infeksione në sy. Shpesh hijezuesit, rimeli, peneli mund të jenë të prekur nga baktere të pranishme në ajër. Këto produkte kozmetike duhet të hiqen me locionet e përshtatshme që të mos shkaktojnë dëme në sy.

10. Kujdes me lentet e kontaktit

Ata që mbajnë lente kontakti rrezikojnë më shumë sepse këto janë proteza të vendosura në sy, që e shtojnë thatësinë dhe mund të shkaktojnë probleme. Prandaj është mirë të mos i vendosni në plazh. Lentet Uv blocking (kundër rrezeve Uv) janë një mbrojtje më tepër por efekti i tyre nuk është ende i tillë që të lejojë zëvendësimin e syzeve të diellit.

femra-moderne.com