Maska te ndryshme me baze vajin e ullirit, qe do t’ju bejne te keni lekure te bukur dhe floke te forte e plot shkelqim, pervec ketyre do t’ju falin edhe nje pamje me te shendetshme.
Vaji i ullirit ka antioksidantë, vitamina A dhe E të cilat janë shumë të dobishme për të përshpejtuar rritjen e flokëve, dhe per t’i dhuruar lekures elasticitet dhe freski. Keto maska jane hidratuese te mira per lekuren e fytyres, per forcimin dhe shkelqimin e flokeve, per qetesimin e lekures apo zbutjen e flokeve te thate. Per me teper ju ftojme te lexoni.
1. Maske me vaj ulliri dhe kastravec – per cdo lloj lekure – hidratues
- 1 luge vaj ulliri
- 1 luge qumesht
- 1 kastravec i bluar
- Perzieni gjithe perberesit. Aplikojeni mbi fytyre dhe mbajeni 20 minuta.
2. Maske me banane dhe vaj ulliri – per lekure te ndjeshme, hidratues
- Shtyp bananen dhe perzieje me vajin e ullirit. Shtoni lengun e fresket te kastravecit.
- Aplikojeni mbi fytyre dhe mbajeni 20 minuta.
- Pasi vendosni masken mbi floke, mbeshtilleni koken me nje kapuc qeseje.
3. Maske flokesh me vaj ulliri dhe mjalte (per floke te thate kacurrela)
- 2 – 3 luge vaj ulliri
- 1 – 2 luge mjalte
- 1 filxhan vaj kokosi
- Merrni nje tas te paster dhe bashkoni te gjithe perberesit duke i perziere mire me njeri-tjetrin.
- Aplikojeni masen fillimisht ne rrenjet e flokeve, duke perdorur furcen e flokeve qe perdorim kur lyejme floket.
- Perqendrohuni me shume tek majat.
- Masazhojini floket per 2-3 minuta. Mbajeni masken rreth nje ore.
- Lajeni koken si zakonisht. Perseriteni nje here ne jave.
4. Maske me vaj ulliri dhe tershere – per lekure te yndyrshme
- 1 luge vaj ulliri
- 1 luge qumesh
- ¼ luge kripe
- Perzieni te gjithe perberesit dhe apikojeni masken ne fytyre. Mbajeni 15 minuta.
5. Maske kundra rrudhave me vaj ulliri dhe avokado
- perzieni ¼ avokado me ¼ luge vaj ulliri dhe aplikojeni ne fytyre.
- Mbajeni 10 minuta dhe shpelajeni.
6. Maske flokesh me vaj ulliri dhe avokado – per floke qe keputen
- 1 avokado e pjekur
- 2 – 3 luge vaj ulliri
- 1 luge mjalte
- kos (opsional)
- Priteni avokadon ne copa te vogla dhe futeni ne mikser. Shtoni vajin, kosin dhe mjaltin.
- Bluajini se bashku derisa te perfitohet nje mase homogjene.
- Aplikojeni mbi floket e lagur nga rrenjet tek maja.
- Mbajeni 40 – 45 minuta pastaj shpelajeni me uje te bollshem.
- Lajeni si zakonisht.
Vaji i kokosit perdoret gjeresisht ne gatim por edhe ne receta bukurie dhe shendeti
6. Zbutes flokesh i fuqishem me vaj ulliri dhe vaj kokosi
- 2 – 3 luge vaj kokosi
- 2 luge vaj ulliri
- 2 luge mjalte
- Ne nje tas bashkoni vajin e ullirit me vajin e kokosit.
- Vendoseni tasni mbi uje te nxehte derisa te ngrohen pak, pastaj hiqeni.
- Shtoni mjaltin dhe perziejini se bashku.
- Aplikojeni masken mbi skalp dhe pergjate gjithe flokeve.
- Lereni 30 minuta, pastaj shpelajeni mire dhe lajini floket si zakonisht.
Tërshëra është e pasur në fibra, përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh. E pasur në lipide (5%) dhe proteina (14%) glucide të ndryshme (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%).
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substance fuqizuese të sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substance estrogjene.
7. Maska me vaj ulliri, tershere dhe veze – per lekure te yndyrshme
- 1 e bardhe veze
- 1 luge vaj ulliri
- ½ luge leng limoni i saposhtrydhur
- tershere
- Rrihni te bardhen e vezes. Shtoni vajin e ullirit, lengun e limonit dhe tersheren.
- Aplikojeni ne fytyre per 15 minuta.
- Kjo maske rregullon prodhimin e yndyres ne lekure dhe redukton poret e hapura.
8. Maska me vaj ulliri dhe mjalte – per cdo lloj lekure, hidratues
- Rrihni vezen, bashkoni mjaltin dhe vajin e ullirit. Aplikojeni ne fytyren e pastruar dhe mbajeni per 15 minuta.
- Rregullon prodhimin e yndyres dhe dhe redukton poret e hapura.
9. Maska me banane dhe vaj ulliri – per floke te demtuar
- 1 – 2 banane te pjekura
- 2 luge vaj ulliri
- 2 – 3 luge kos
- Ne nje mikser bashkoni perberesit dhe bluajini mire derisa te perfitohet nje mase homogjene.
- Lagni floket pastaj filloni aplikimin e maskes nga skalpi tek majat.
- Perqedrohuni me shume tek majat, qe jane me te demtuara.
- Mbajeni rreth 30 minuta, me pas shpelajeni me uje dhe lajini floket tuaj si zakonisht.
10. Maska me te verdhe veze dhe vaj ulliri – per floke qe bien
- 1 e verdhe veze
- 2 luge vaj ulliri
- 1 luge leng qepe
- Bashkoni te verdhen e vezes me vajin e ullirit dhe lengun e qepes ne nje tas dhe perzieini mire e mire.
- Tani aplikojeni ne rrenjet e flokut duke perdorur gishtat tuaj ose nje kreher te vogel qe perdorim kur lyejme floket.
- Aplikojeni edhe neper gjatesine e flokut, duke e masazhuar per 2 minuta.
- Lereni mbi floke 30 minuta, me pas shpelajeni mire me uje.
- Lajini floket si zakonisht.
- Bejeni kete trajtim 2 here ne jave.