Martesa eshte nje denim, thone disa, por shkenca tregon se duhet te ndryshojne mendje. Studimet e fundit tregojnë se martesa dhe marrëdhëniet afatgjata i bëjnë mirë shëndetit fizik, mendor dhe financiar.
Martesa i ben njerezit me te shendetshem
Duket e çuditshme, por shkencëtarët e kanë lidhur martesën me një rrezik të ulët të prekjes nga sëmundje të ndryshme si kanceri, diabeti apo problemet kardiovaskulare, veçanërisht te burrat. Të qenët në një martesë të lumtur mund të rrisë gjithashtu mundësitë për një jetë më të gjatë. Kur studiuesit kombinuan rezultatet e një sërë kërkimeve zbuluan se, burrat e gratë e martuar kishin 10 deri 15 për qind më pak mundësi për të vdekur në mënyrë të parakohshme.
George Ploubidis, lexues i statistikave për shëndetin e popullsisë nga “University College” i Londrës thotë se, njerëzit e martuar janë të prirur për të konsumuar më pak duhan, alkool e për të ngrënë më shëndetshëm. Përfitimet shëndetësore të marrëdhënieve afatgjata duket se shtrihen edhe te shëndeti mendor. Mes të martuarve raportohen më pak raste depresioni dhe ata janë gjithashtu më pak të prirur për të abuzuar me drogën dhe alkoolin.
Martesa i ben njerezit me te lumtur
“Jetuan gjithmonë të lumtur pas martesës” nuk është nje shprehje tërësisht utopike. Studiuesit sugjerojnë idenë se, personat e martuar janë më të lumtur. Një studim që analizoi 24 çifte gjermane përgjatë 15 viteve zbuloi se, martesa u kishte dhënë atyre një hov lumturie edhe pse ai ishte afatshkurtër, pasi me kalimin e kohës nivelet e lumturisë u rikthyen në gjendjen paramartesore. Gjithashtu një studim i Universitetit të Ohios zbuloi dicka edhe ne lidhje me pasurine. Njerëzit me një lidhje të gjatë bashkëshortore kanë një pasuri dyfish më të lartë sesa ata që s’janë martuar kurrë.
Ne martese jeta intime eshte me e gjalleruar
Shkencëtarët rrëzojnë edhe bindjen e përhapur gjerësisht se, beqarët bëjnë më shumë seks. Një studim që merr në konsideratë sjelljet seksuale pretendon se, të martuarit bëjnë seks më shpesh sesa beqarët, edhe pse është e vërtetë se shpeshtesia e raporteve intime reduktohet me kalimin e viteve.
Pra çiftet janë më të lumtura, më të pasura, jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë seksuale më të kënaqshme, por secili duhet te luaje rolin tij me se mire, per nje jete te mire bashkeshortore.
https://femra-moderne.com/dashuria-e-madhe-eshte-lotari-po-ti-e-ke-bileten/