Nuk bëjmë dashuri, jemi të martuar. Sipas të dhënave, ky është një problem shumë i zakonshëm, që s’duhet nënvlerësuar.
Dashuri. Vlerësim. Ëmbëlsi. Afrimitet. Përkëdhelje. Pastaj ndihmë reciproke: për të ecur
përpara, për të mbajtur familjen dhe fëmijët, nëse ka. Duke ndarë ndoshta dëshirat, interesat, pasionet. Çasti i një çifti model, do të të vinte të thoshe. Çift model që, në gjithë këtë harmoni, ka vetëm një të metë të vogël, vetëm një sektor që nuk funksionon: të bërit dashuri.
Dashuri pa bërë dashuri. Dashuri pa u dëshiruar, pa ndjerë nevojën e kapërcimit të përkëdhelive gati miqësore. A është e mundur? Duke parë të dhënat, mund të themi se është një situatë mjaft e përhapur.
Sipas një studimi të drejtuar nga revista amerikane “Usa Today”, 40 milion çifte e kanë lënë të bërit dashuri për dy herë në muaj. Në Itali, një kërkim ka paraqitur një rënie të dëshirës: nga 200 raporte në vit midis atyre që sapo kanë filluar të jetojnë së bashku, kalohet në 64, vetëm pas katër vjetësh bashkë. Përballë këtij fenomeni kaq përgjithësues, atëherë s’ka pse të shqetësohemi? Do të ishte paksa thjeshtëzuese likujdimi i dëshirës si një lloj mode, një “stil” i ri dashuror ku nuk ka vend për erotizmin.
Të bërit dashuri përfaqëson një zë tepër të rëndësishëm në bilancin e një jete në çift. Sigurisht, shumë çifte bëjnë edhe pa të. Por bëhet fjalë për situata të përkohshme që, një njëfarë pike, ose zgjidhen ose shpërthejnë në kriza autentike. Dëshira rishfaqet dhe njëri nga partnerët shkon ta kërkojë diku tjetër erotizmin. Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe shkaqe preçize që përcaktojnë këtë mpirje të ndjenjave. Individualizimi dhe përballja me to është sistemi më i mirë për të mos u gjendur përballë me problematika më të rënda.
Disa këshilla për ta shmangur
- Fëmija në dhomën e tij. Djepi në fund të krevati sigurisht që është provë e një dashurie të madhe, por me kalimin e kohës mund të shuajë çdo dëshirë. Duhet të kemi gjithashtu parasysh se, fëmijët, sidomos të sapolindurit, kuptojnë çdo ndryshim dhe është e vështirë të mësohen të flenë vetëm, nëse kanë kaluar muaj pranë mamit dhe babit.
- Fjetja në krevatin e madh të mos bëhet zakon. Tundimi është i madh. Jo vetëm për nga rehatia, por sepse është e ëmbël, përkëdhelëse, ideja e të fjeturit të tre së bashku. Por kujdes, fëmijët janë zakonorë. Mjaftojnë tre netë në krevatin e madh dhe përjashtimi bëhet rregull. Një zakon që mund të vazhdojë edhe për 5-6 vjet të tjerë. Gjë që do të thotë agjërim të plotë.
- Po, për një natë shpërthyese, pa pengesa. E dobishme për ata që, edhe pse kanë një fëmijë që do të mund ta zinte gjumi me zhurmën e një trapani, shqetësohen nga fakti se “duke bërë dashuri” ai mund të zgjohet dhe, kurioz nga zhurmat që mund të dëgjojë, shkon heshturazi në dhomën e prindërve. Dhe i zbulon. Zgjidhja? Çojeni fëmijën te miqtë apo të afërmit një herë në javë.