Si mund te lehtesojme simptomat pre-menstruale

Sindroma pre-menstruale, apo dhembjet përpara ciklit, sjellin nje sere shqetesimesh fizike dhe psikologjike, qe zakonish zhduken me ardhjen e ciklit. Simptomat shfaqen me ndryshime te humorit, depresion, acarim, kriza nervash, shperthime qarjesh dhe dhimbje nga me te ndryshmet.

Përse ndodh

Ardhja e menstruacioneve mund të nxjerrë në dritë një lidhje jo të mirë me dimensionin femëror. Dikur, femrat e pranonin që për një herë në muaj mund të ishin më shumë nervoze dhe të brishta, ndërsa sot duan të jenë efikase 30 ditë në 30.

Çfarë mund të bëni

  • Kërkojini mjekut një përbërës me vitaminë B, magnez dhe kalcium. Merrini 10 ditë përpara ciklit. Në tavolinë, pakësoni natriumin dhe shtoni konsumin e perimeve me veprim diuretik, si angjinare dhe shparguj. Hani bajame, që janë të pasura me magnez, dhe kajsi, të pasura me kalium.
  • Kërkojini dikujt që t’ju masazhojë shpinën. Kërkojini shoqes suaj t’ju masazhojë zonën e ijeve dhe atë kërbishtore. Lëvizja duhet të jetë rrethore, e ngadaltë, në kahun orar. Një tjetër zonë që duhet trajtuar është ajo midis barkut dhe ijeve.
  • Në tavolinë: pak natrium, dhe çokollatë. Si fillim, pakësoni sasinë e kripës. Duke ulur përmbajtjen e natriumit 7-10 ditë përpara ciklit, ulet mbajtja e ujit, fryrjet dhe si pasojë edhe shqetësimi. Kripën zëvendësojeni me barëra aromatike, shmangni sallamërat dhe ushqimet e konservuara. Për të luftuar acarimin, konsumoni qumësht, zarzavate, banane dhe nëse nuk keni probleme me linjën, hani disa pafka me çokollata.
  • Me aromaterapinë: një banjë riekuilibruese. Vendosni në një tas 2-3 grushta kripë deti të zezë dhe përziejeni me 10 pika vaj esencial livando dhe 5 pika bar blete. Më pas përgatisni një banjë, hidhni brenda ujit (37 gradë) kripën dhe futuni për 15 minuta. Përsëriteni çdo mbrëmje përpara ciklit: ka një efekt qetësues dhe riekulibrues.

Si mund te lehtesojme siptomat pre-menstruale?

  1. Shmangni ushqimet e kripura, të konservuara, pijet alkoolike, substancat ngacmuese, dhe përdorni sa më shumë fruta, zarzavate, ushqime me bazë bulmeti dhe peshk.
  2. Keni kujdes me zilen e mëngjesit, pasi gjatë periudhës premenstruale është shumë acaruese.
  3. Një faktor tjetër që nuk duhet harruar është gjumi. Gjatë ciklit, femrat duhet të flenë 7 deri në 8 orë gjumë në ditë.
  4. Aktiviteti fizik mund te ndihmoje te ndihesh më mirë gjatë atyre ditëve. Ka nga ata që sugjerojnë të bësh joga, pasi të ndihmon të ulësh tensionet fizike.
  5. Në rastet kur simptomat nuk lehtesohen duke kontrolluar dietën dhe gjumin, këshillohen terapitë farmakologjike e ndonjëherë edhe ilaçet që jep psikologu.
  6. Anti-inflamatorët, që lehtësojnë dhimbjet, jane ilacet qe merren zakonisht ne keto raste. Në disa raste mund të ketë efekte të dobishme edhe marrja e magnezit. Te disa persona ky element është me pakicë dhe mund të ndihmojë në pakësimin e dhimbjeve. Në 10 për qind të rasteve jep efekt.
  7. Eshtë e këshillueshme të flisni me një doktor dhe më pas ai t‘ju këshillojë një kurë.
  8. Nese vuani jashte mase nga simptomat pre-menstruale, do t’ju ndihmonte mbajtja e një ditari, ku mund të shkruani simptomat e çdo muaji.Kështu, edhe mjekun mund ta ndihmoni për të krijuar një ide më të detajuar mbi situatën në fjalë.

femra-moderne.com