Perdorimi i bojrave ngjyruese ka bere qe floket tuaj te humbasin shkelqimin e tyre si pasoje e veprimit te amoniakut dhe te substancave shkaterruese.Te njejtin efekt, por ne nivel me te reduktuar, kane edhe solucionet per stilim. Mesoni se cilat jane perkujdesjet e duhura per floket tuaj.
Floke te ushqyer
Mundohuni te gjeni nje shampo e cila permban elemente ushqyes, ne menyre qe skalpi i kokes te marre sasine e duhur te vitaminave, zinkut, magnesit, etj. Kjo do te bej te mundur forcimin e flokeve. Konsumoni ushqime te pasura me lende ushqyese, pasi ato kane shume ndikim. Dieta drastike cojne ne dobesimin e rrenjes dhe ne renien masive te flokeve.
Floke te kuruar
Krihni floket me kujdes para se t’i lani. Ky veprim lejon nje shperhapje me te mire te shampos ne cdo fije te flokut. Mos lakmoni te mbushni grushtin me shampo pasi rrezikoni te mbysni flokun me aciditetin e shampos. Para se ta vendosni ne floke treteni me pakez uje. Vendoseni mbi lekuren e kokes dhe masazhojeni me gishta.
Floke te bute
Nje here ne jave shampos shtojini disa pika mjalte. Shpelajeni me uje te bollshem dhe mos perdorni balsam. Keshillohet edhe berja e nje maske flokesh te pakten nje here ne jave.
Floke te shndritshem
Perdorni vajin e ullirit, i cili ushqen floket duke i dhene shkelqim. Bejeni gjithmon para se te laheni. Mbajeni vajin ne koke per 15 min dhe me pas lajeni disa here me shampo. Lexoni ketu maska te ndryshme me baze vaj ulliri, qe do t’ju bejne te keni floke te forte e plot shkelqim, te cilat mund t’i beni vete ne shtepi.
Floke te mbrojtur
Perpara se t’i drejtoni, apo t’i beni floket me onde, thajini plotesisht dhe sperkatini me spraj kunder djegies. Pas larjes beni mire te mos i ferkoni fort me peshqir, pasi kjo i demton shume, duke i bere te humbasin formen natyrale te fortesise. Mbeshtillini me peshqir dhe lerini te thahen vete.
Floke pa yndyre
Nje here ne jave perzieni gjysmen e filxhanit me leng limoni dhe gjysmen me uje. Shperndaheni ne te gjithe siperfaqen e kokes. Aciditeti qe permban limoni ka aftesi te shperbej yndyren dhe te furnizoje skalpin e kokes me vitamine C, qe parandalon per nje fare kohe yndyrosjen.
Floke me ngjyre te celur
Per brunet qe duan te hapin ngjyren e flokeve pa i demtuar sygjerojme larjen e flokeve me shampo per floke te lyer bjond. Kjo do te sherbente dhe si parapergatitje e flokut per t’ju nenshtruar ngjyres qe deshironi. Per te hapur ngjyren e flokeve mund te perdorni kamomilin. Lexoni duke klikuar ketu.
Floke te plote
Perdorni nje shampo kundra zbokthit edhe nese nuk keni. Ajo do te ushqeje skalpin, si pasoje floket do te jene me te plote.