Vitaminat e bukurisë, ato që nuk duhet të mungojnë

Vitaminat luajne nje tol të rëndësishem në përmirësimin e gjendjes së lëkurës, flokëve dhe bukurise ne total. 

 Vitamina A

Vitamina A është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe syve. Do ta gjeni në qumësht dhe në peshqit e yndyrshem. Ofrohet në formën e një substance të quajtur retinol. Retinoli, i cili prodhohet nga organizmi nga beta-karoteni, i cili gjendet në perimet e gjelbra dhe frutat e gjelbra e të verdha. Betakaroteni ndihmon në ndalimin e plakjes së qelizave, duke ju ndihmuar kështu të bëni një lifting natyral. Ndihmon gjithashtu në ndalimin e shfaqjes së njollave të lëkurës. Retinoli është mjaft delikat dhe disa herë shkatërrohet shpejt duke u bërë substanë toksike. Për këtë arsye, në produktet kozmetike përdoret pro-retinoli, i cili mban vetëm avantazhet e retinolit për lëkurën dhe jo disavantazhet e tij. Nëse përdorni produkte kozmetike për lëkurën tuaj, preferoni ato që përmbajnë pro-retinol.

Vitaminat B kompleks (B1, B2, B3, B6, B12)

Nëse keni flokë të dobët, muskuj të pastërvitur dhe lëkurë te ndjeshme, preferoni të konsumoni brokoli, peshk dhe perime jeshie, të cilat do t’ju ofrojnë dozën e përditshme të vitaminave për të cilat keni më shumë nevojë. Vitamina B6 në veçanti, ndihmon në uljen e peshës. Vitamina B2 ju ndihmon të keni flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme, ndërsa provitamina B5 është e nevojshme për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

Vitamina C

Fillojeni ditën tuaj duke pirë një gotë të madhe me lëng portokalli të freskët. Gjatë ditës konsumoni brokoli të zier, speca dhe kivi. Do të vini re menjëherë se si organizmi do të ndihet më i tonifikuar dhe me më shumë energji. Vitamina C ndihmon në parandalimin e gjakosjes së mishrave të dhëmbëve dhe në përgjithësi vepron si mburojë e fuqishme kundër infeksioneve. Vitamina C është një nga protagonistet kryesore në botën e kozmetikës, sepse i fal lëkurës shkëlqim dhe shëndet, duke larguar qelizat e vdekura. Një nga aftësitë e saj më të rëndësishme është vetia antioksiduese, duke shtuar kështu jetëgjatësinë e qelizave dhe duke larguar toksinat.

Vitamina D

Nëse ju shqetëson problemi i shfaqjes së kariesit në dhëmbë, atëherë një grusht frutash të thata (arra, bajame, lajthi), pak peshk salmon, dhe 2 vezë janë zgjidhja. Të gjitha këto ushqime do ta shdërrojnë provitaminën në vitaminë  me ndihmën e rrezeve të diellit, dhe do të gjallërojnë zemrën dhe sistemin tuaj nervor. Vitamina D ndihmon në forcimin e kockave, duke ju mbrojtur kështu nga shfaqja e osteoporozës. Konsumoni sallata të freskëta, duke i prerë perimet në copa sa më të mëdha, në mënyrë që të mos shkatërrohen vitaminat. Disa prej ushqimeve që përmbajnë vitaminë D me shumicë janë: ngjalat, peshku salmon, sardelet, qumështi dhe nenproduktet e tij, kerpudhat, melçia etj.

Vitamina E

Vaji i ullirit, soja, frutat e thata dhe drithërat me gjithë lëkurë përbëjnë burimet kryesore të kësaj vitamine. Vitamina E përdoret në kozmetikë për të mbrojtur qelizat nga plakja e parakohshme e për t’i dhënë asaj më tepër elasticitet. Gjithashtu ajo përforcon prodhimin e kolagjenit nga organizmi. Kolagjeni është një substancë e nevojshme për ruajtjen e bukurisë së lekures. Vitamina E ka aftësinë të kurojë shenjat e fytyrës, nëse merret në formë ampulash ose injeksionesh. Nëse jeni në moshë 30 vjeç e lart, preferoni produkte kozmetike që përmbajnë vitaminë E.

femra-moderne.com