Këpucët në harmoni me fustanin, një xhevahir që shkëlqen, buqeta e duhur. Dukej se fustani ishte i vetmi vendim i rëndësishëm, por tani që fustani është zgjedhur, kuptoni se ka mbetur akoma shumë për të bërë. Pastaj vjen krehja e duhur, një makijazh paksa i veçantë, por s’duhet të harroni që, nga momenti i vënies së unazës, të gjithë do t’ju shikojnë duart.
Kepucet
Me fustanet e thjeshta: Pesë centimetra takë dhe me gisht.
Kepuce me gure te cmuar: Efekti i xhevahirëve është i përsosur për një fustan të shkurtër dhe pa lajlelule.
Me fustane tub, ngjitur pas trupit: Taka të larta gati tetë centimetra, për t’i dhënë hov fustaneve të ngushta.
Me kostum të bardhë: Te thjeshta, te përshtatshme për kompletet klasike. Të përsosura edhe për martesën e dytë.
Me fundet e buta. Maja e gjatë zgjat këmbën dhe “shoqëron” lëvizjen e pëlhurave të lehta.
Me modelet e rëndësishme. Dhjetë centimetra takë, të domosdoshme nëse zgjidhet fustan me fund të gjerë dhe të gjatë.
Aksesoret
Përsa i përket xhevahireve, mirësjellja lejon vetëm vathët. Por sot mbahen edhe varëse të matura perlash dhe byzylykë. Por më mirë të mos bëni përzierje.
Me fustanet pa mëngë. Në dorën e majtë, mund të vendosni një byzylyk prej ari të bardhë, mbushur me gurë dhe perla të kultivuara. Më mirë të mos përdorni gjë tjetër përveç tij, në mënyrë që të mos e teproni me stolitë.
Me dekoltetë e gjera. Gjerdani me perla, që ka veti të zgjasë qafën, shkon shume ne kete rast.
Me veshjet elegante. Byzylyku me perla dhe gurë u jep një rafinim veshjeve më pak të përpunuara, tip tubi.
Me flokët e shkurtër. Nëse zgjidhni një prerje të shkurtër për flokët tuaj, vathët janë më se të mjaftueshëm.
Lulet
Buqeta e përsosur formohet nga varietete të pakta. Për shembull, ajo shumëngjyrëshe synon vetëm te lule të fushës. Një këshillë për ato që kanë frikë të gabojnë: lule të bardha dhe gjethe jeshile.
Tepër e lezetshme. Tulipanë në tonalitete të ndezura dhe trëndafilë gonxhe si simbole freskie.
Më e sofistikuara. Trëndafilat e paperëndueshëm të bardhë ndriçojnë akoma më shumë, falë ngjyrës jeshile të gjetheve.
Jep hijeshi. Hijeshia e bozhureve (peonia) të trëndafilta, bashkuar me bardhësi e panjollë të jasintit, për fustane me funde të gjera dhe trupore të ngushtë.
E bukur dhe e thjeshtë. Zambake te bardhe, të vendosura në formë erashke, për ato që dëshirojnë një kompozim elegant.