Keshilla: Si te trajtojme aknet ne menyre efektive

Aknet mund t’i trajtoni edhe vete, nese ndiqni keto keshilla, qe ka rekomanduar dermatologia Brunilda Bardhi.

Lani fytyren ne menyre korrekte

Shume njerez kane frike te lajne fytyren pasi kane frike se mos largojne filmin hydro-lipidik, por duke ditur qe ne nje lekure te yndyrshme sekrecioni i sebumit eshte i ruajtur nuk duhet te shqetesohen nese heqin yndyren lehte.
Duke qene se zona T eshte dhe vendi i lokalizmit me te madh te gjendrave te yndyres eshte mjaft e rendesishme pastrimi i kesaj zone. Lajeni mire lekuren duke perdorur nje xhel apo sapun me baze argjile apo squfur.

Mos i shtrydhni pucrrat

Ne fakt, nese prisni per 2-3 jave do shihni qe pucrat do permiresohen, eshte me lehte te mjekosh nje pucer sesa nje shenje qe le pucrra nese ju e shtrydhni ate.

Mos beni avull

Nese shihni qe keni pucrra ne fazen inflamatore, sidomos vajzat jane te prirura per te pastruar pikat e zeza, duhet te keni parasysh qe i nxehti i avullit nuk i ben mire, e irriton lekuren, shton eritemen (skuqjen) prandaj lekura juaj do te perkeqesohet duke nxitur sekretimin e yndyres dhe formimin e akneve me lehte.

Perdorni produktet te pershtatshme per lekuren tuaj

Nese produktet kozmetike nuk zgjidhen me kujdes atehere ato mund te sherbejne si nje faktor nxites per te formuat aknet.

 

 

Nese nuk gjeni zgjidhje, edhe pse keni provuar shume menyra, atehere eshte e keshillueshme te ndiqeni nga nje dermatolog

Perdorni krem cilesor me faktor mbrojtes ndaj diellit

Ne format inflamatore te akneve mundesia e pigmentimit apo cikatriceve eshte me e madhe, keshtu nese ju doni qe te shmangni problemet e pigmentimit dhe lekura juaj te duket me njolla duhet qe te perdorni keto kremra.

Shmangni baluket

Shmangni floket qe bien mbi balle dhe produktet kozmetike qe hidhni ne to, pasi sprai i flokeve ndikon negativisht ne mbylljen e poreve te akneve. Pra shmangni mjetet te cilat mund te shkaktojne nje mbivendosje infeksioni.

femra-moderne.com