Fëmijët: Lodrat e duhura nga 3-7 vjeç

Në këtë moshë, duhet zgjedhur një lodër që nuk do t’i interesojë për shumë kohë, apo një tjetër që do t’i pëlqejë edhe për më vonë? Duhet të tundohemi nga risitë apo të referojmë vlerat e sigurta? Ja disa ide për të gjetur lodrën që, me siguri, do ta bëjë t’i shndrisin sytë. Fillimisht, duhet të dini që gjatë kësaj periudhe, fëmija zhvillohet shpejt, por një nga shqetësimet e tij më të mëdha është të imitojë të mëdhenjtë. Në këtë mënyrë, ai mund të identifikohet dhe ta kuptojë më mirë botën që e rrethon. Pra, një lodër e mirë është mbështetja më e mirë për iniciativat dhe imagjinatën e tij. Dhe e gjithë kjo, duke e lejuar të jetë aktori i lojës.

Lozonjare ose edukative: për çfarë të vendosësh, midis dëshirës së fëmijëve dhe preferencës së prindërve?

Stimulimi i aftësive fizike

Lodrat e stimulojnë fëmijën në aspektet e ndryshme të zhvillimit të tij: në intelekt, aftësi fizike etj. Që zhvillimi i tij të jetë harmonik, është mirë që ai të zotërojë, me kalimin e kohës, lodra të kategorive të ndryshme. Falë lodrave që e bëjnë të lëvizë, fëmija përmirëson ndjenjën e tij të ekuilibrit, shkathtësinë fizike dhe manuale, koordinimin e gjesteve të tij. Në çastin që ai adhuron të ngjisë shkallë, të hidhet, të vrapojë, lodrat e tij motorike e ndihmojnë të ketë besim te vetvetja: patina, biçikletë me tre rrota ose normale, litar për të kërcyer, balonë, top. Është gjithashtu momenti i mirë për të investuar për një portik në kopsht. Dhe, sigurisht, gjatë verës, mos harroni lojrat në plazh.

Krijon lidhje afrimiteti

Me lodrën prej pelushi ose me kukullën, fëmija do të krijojë lidhje të privilegjuara dhe të thella. Femija adhuron gjithashtu t’i përngjajë të mëdhenjve: ajo imiton funksionet e ndryshme të tyre, duke u maskuar me veshje të ndryshme, duke luajtur shitësesh, doktorësh; shtëpitë e kukullave, qarqet me makina, me trena, janë gjithashtu shumë të pëlqyera.

Inkurajimi i krijimtarisë dhe zhvillimi intelektit

Krijim, shpikje, imagjinatë: në këtë moshë, të gjitha lodrat duhet të favorizojnë këto aspekte dhe t’i ndihmojnë fëmijët të zbulojnë kënaqësinë e manipulimit të objekteve, lëndëve, si edhe të eksperimentojnë. Pra, lodra artistike ka një rol të rëndësishëm.
Dhe më në veçanti, materialet bruto, si brumi, plastelina, piktura, lapsat për vizatim, mozaiket.

Për të stimuluar intelektin, lodrat edukative më të mira janë formueset, puzzle, lojrat ndërtuese, me domino etj.

Për të stimuluar intelektin, lodrat edukative më të mira nuk janë ato që kanë miratimin e prindërve, por ato që ofrojnë mundësinë për të testuar, eksperimentuar, verifikuar, për të ushtruar shpirtin e tij. Formueset, lojrat ndërtuese, me domino, bëjnë pjesë në këto lojra. Lojrat e para të shoqërisë, ku fillimisht duhen mësuar rregullat… për të luajtur me të tjerët.

Po lojrat informatike dhe kompjuterike?

Shpesh janë të hartuara shumë mirë. Por kujdes mos i lini shumë vend. Fëmijët midis moshës 3 dhe 7 vjeç kanë me mijëra gjëra për të zbuluar, shumë më urgjente se të ndenjurit në mënyrë pasive para një ekrani.

femra-moderne.com