Receta për rosto viçi

Receta për rosto viçi

Përbërësit për katër persona:

1 kg tul viçi i pershtatshem per rosto, një gotë verë majhoshe, një gotë verë e bardhë (marsala), majdanoz, rozmarinë, borzilok, gjalpë, 400 g patate të reja, vaj ulliri, kripë, piper

Përgatitja:

  • Lidheni tulin e mishit me një spango kuzhine, hidhini kripë e piper nga jashtë, vendoseni në një tigan, lyejeni me vaj dhe skuqeni duke e rrotulluar nga anësoret.
  • Në fillim hidhni verën majhoshe dhe lëreni të avullojë, më pas hidhni verën e bardhë.
  • Fikni zjarrin dhe shtoni rozmarinën, borzilokun, sherbelën dhe majdanozin.
  • Vendoseni mishin në një tavë të lyer me gjalpë dhe futeni në furrë në temperaturën 280 gradë për një orë.
  • Ndërkohë, qëroni patatet, ziejini në ujë me kripë për 15 minuta, bashkojini me roston në tavë, rrotullojeni në lëngun e përgatitur për t’i dhënë shije dhe gatuajini për 30 minuta.
  • Hiqeni roston nga furra, lëreni të ftohet pak, priteni në feta dhe servireni me patatet.

femra-moderne.com