Mund ta beni vete nje tiramisu ne shtepi. Mjafton te ndiqni hapat e thjeshte qe do ju ndihmojne.
Me siguri qe tiramisù- ja èshte nje nga embelsirat me te shijshme italiane. Nje embelsire qe eshte e njohur ne te gjithe botes, fale butesise se maskarpones dhe shijes se pakrahasueshme te kafese.
Përbërësit për 6 persona:
- 500 g djathë i lyrshëm i butë (filadelfia)
- 50 g sheqer
- 5 të verdha veze
- 150 g verë e bardhë
- 5 filxhanë kafeje
- 500 g pandispanjë (në alternativë biskota të llojit savoiardi),
- kakao e hidhur
Përgatitja:
- Në një tas hidhni të verdhat e vezëve me sheqerin, rrihini derisa të bëhen si shkumë e bardhë, hidhni verën dhe shtoni djathin, duke vazhduar rrahjen.
- Vendoseni pandispanjën (ose biskotat) në një pjatë të thellë dhe mbusheni me kafenë pa sheqer.
- Vendoseni në një pjatë të sheshtë, formoni një shtresë me gjysmën e pandispanjës me kafenë, shtypeni për ta bërë kompakte dhe mbulojeni me gjysmën e kremit të djathit.
- Në fund formoni një shtresë të dytë pandispanje dhe mbulojeni me kremin e mbetur.
- Pluhuroseni sipërfaqen me kakaon dhe lëreni në frigorifer për një orë.
Kur ta beni kete recete, na tregoni ne koment se si ju doli…