Albana Osmani nis nje fushate ne ndihme te femijeve te prekur nga semundjet e gjakut
“TI JE NJE LULEDIELLI” eshte nje fushate sensibilizuese per grumbullimin e te ardhurave ne ndihme te femijeve te prekur nga semundjet e gjakut, te cilet jane shtruar dhe trajtohen prane sherbimit te onkohematologjise pediatrike prane QSUT.
Gjithçka nisi nen idene, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. Deshira per te ndihmuar femijet, per t’ju permiresuar kushtet ne te cilat ata kurohen dhe trajtohen, eshte motori me te cilin eshte konceptuar dhe funksionin kjo fushate.
Per t’ju lehtesuar sado pak dhimbjen dhe kohen e veshtire me te cilen vogelushet perballen gjate trajtimeve e kurave, fushata “TI JE NJE LULEDIELLI” e permbush qellimin e saj permes shitjes se produkteve te krijuara me shume dashuri dhe perkushtim.
Te ardhurat e grumbulluara do te sherbejne per blerjen e aparateve respiratore, te cilat do te vihen në funksion te femijeve te shtruar e qe kurohen ne reanimacion, gjithashtu per blerjen e poltroneve te rinj per seancat e kimioterapise.
Teksa vogelushet do te marrin trajtimin e nevojshem ne keta poltrone ata do te kene mundesi te jene me te qete pergjate seancave permes vendosjes se kufjeve ne vesh e gjithashtu do te kene mundesi te shohin filma vizatimore, keshtu gjithcka do t’i çoje ne boten e tyre te bukur dhe kjo do t’ju sherbeje per nje lehtesi me te madhe psikologjike, emocionale dhe fizike.
Produktet e krijuara per fushaten “TI JE NJE LULEDIELLI” jane t-shirts (bluza), perbere nga pambuku ekologjik dhe i riciklueshem, prodhuar sipas modele te standarteve europiane ISO.
Ne keto t-shirts (bluza) eshte vendosur nje LULEDIELLI, simbol gjithpershires i forces, shpreses dhe jetes.
https://www.instagram.com/p/BQlihRhg9bA/?taken-by=albanaosmani1