Valbona Selimllari vishet nuse edhe një herë

Valbona Selimllari vishet nuse për herë të dytë dhe duket mahnitese. Por kjo nuk është hera e parë që Valbona, 44 vjec, pozon e veshur nuse

Valbona Selimllari është shfaqur së fundmi në një set fantastik fotosh e veshur si nuse.

Fotot jane realizuar nga fotografi Egest Xhoga, ndersa makijazhin dhe flokët janë kuruar nga e mirenjohura Lili Ismaili. Ky set fotografik është pjesë e fushatës publicitare që Lili Ismaili po realizon për sallonin e saj të nusërisë “Lili Sposa”. Dhe me imazhin e Valbona Selimllarit duket se “Lili Sposa” ka qelluar ne shenje.

Kjo nuk është hera e parë që Valbona, 44 vjec, pozon për një firmë nusërie. Më herët ajo ka qenë nusja e nderit në sfilatën e “Geraldina Sposa” dhe megjithëse kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë, asgjë nuk ka ndryshuar tek “Bobi”.

Valbona njihet si Miss-i legjendar i Shqipërisë, bukuria dhe sharmi i te ciles vazhdojne te mbeten po njesoj. Sic duket edhe ne fotot e fundit, Selimllari vazhdon te mbetet me e bukura Miss Shqiptar, ajo që deri tani askush nuk ka mundur t’ia kaloje per shkëlqimin.

Valbona Selimllari (lindur me 10 Mars 1973) është kurorëzua Miss Albania në vitin 1992. Në vitin 1999 Valbona përfaqësoi Shqipërinë në Miss Globe e cila u mbajt në Riga, Letoni dhe ajo u kurorëzua si Miss Globe të vitit 1999 në mesin e të gjitha vajzat e tjera që përfaqësojnë vendet e tyre në mbarë botën.

femra-moderne.com