Si te gatuajme Ballokume, embelsiren e vecante te Ditës së Verës

Për festën e Ditës së Verës, 14 mars merret pak bar i njomë ose gjethe e njomë dhe futet në shtëpi. Gatimi i veçantë për këtë ditë feste është përgatitja e ballakumeve para datës 14 mars

Masat

  • 0.5 kg sheqer normal
  • 0.5 kg gjalpë
  • 1 kg miell misri i situr
  • 50 gr miell gruri
  • 8 kokrra vezë
  • 1 filxhan kafeje qumësht
  • një enë e madhe bakri e pakallajisur ose prej qelqi

Përgatitja

Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa rrihet sheqeri me gjalpin, shtohen vezet nje nga nje. Rrahja vazhdon derisa te behet nje mase e vetme. Ne fund shtohet qumeshti.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët.

Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.

Ne kete shkrim është shkruar qe ballakumet duan qumesht. Ne receten tipike elbasanase qumeshti nuk është i nevojshem, sepse ne vend te tij hidhet gjysme filxhani kafeje uje finje (pergatitet me hi te paster dhe uje, lihet per disa minuta ne qetesi dhe filtrohet).

Pjekja

Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 25 minuta në 170 °C deri sa të formojë pak kore. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht.

Nje mundesi tjeter qe ballokumet te mos ngjisin, është qe te piqen duke vendosur ne tepsi leter furre. Nese deshironi mund te shikoni videon duke klikuar ketu.

Marre nga Wikipedia

femra-moderne.com