Kjo pjatë e parë me makarona, salsiçe dhe domate është e thjeshtë për t’u gatuar, e shijshme por pak kalorike.
- Përgatitja: 10 minuta
- Gatimi: 28 minuta
- 632 kalori për racion
Përbërësit për 4 persona
320 g makarona, 250 g salsiçe, 300 g tul domate, 3 lugë vaj ulliri, gjysmë gote verë të kuqe, 2 thelpi hurdha, 3 lugë djathë deleje të grirë, 3 lugë kripë të trashë, pak kripë të hollë dhe piper të bardhë
Hapi 1- Përgatitni salcën
> Prisni salsiçet.
> Qëroni hudhrat dhe shtypini.
> Skuqni për 5 minuta salsiçet dhe hurdhat në një tigan me vaj.
> Hidhni verën dhe lëreni të avullojë për dy minuta.
> Shtoni tulin e domates, kripën, piperin dhe gatuajeni në flakë mesatare për 13 minuta.
Hapi 2- Zieni makaronat
> Në një tenxehere të madhe hidhni 3 litra ujë, më pas kripën e trashë dhe vëreni ujin që të valojë.
> Hidhni makaronat.
> Lërini 10 minuta.
> Kullojini, hiqini nga tenxherja dhe vërini në një tavë.
> Më pas hidhni salcën e përgatitur dhe përhapni dhjathin e grirë.
> Servireni.
Ide për ti dhënë shije
Shtojini salcës 1/2 lugë të vogël rigon dhe 100 g ullinj të zinj pa fara.