Lajme per femrat, familjen, bukurine, shendetin, formen, gatimin, horoskopin etj.

Adriano Celentano mbush sot 80 vjeç
, / 45 0 0

Adriano Celentano mbush sot 80 vjeç

SHARE

Këngëtari dhe aktori i njohur Italian, Adriano Celentano, sot feston 80- vjetorin e tij.

Adriano Celentano (Milano 6 janar 1938) është një këngëtar i njohur, aktor, komedian, regjisor e shkrimtar këngësh dhe mikpritës televiziv. Falë karrierës së tij gati 50-vjeçare e sukseseve të tija botërore është quajtur Elvis Presley italian, megjithatë është një figurë dhe një ikonë e shoqërisë italiane të pasluftës. Është i vetmi këngëtar italian që ka shitur më tepër se 100 milionë albume. Celentano është gjithashtu ndër të parët që ka arritur famë botërore

Falë karrierës së tij të gjatë dhe sukseseve botërore të tij, ai tashmë është quajtur edhe Elvis Presley italian. Që në fillimet e karrierës së tij Celentano do të kthehej në një figurë shumë të dashur për publikun. Shumë shpejt sukseset e tij do të arrinin majat duke u shndërruar në këngëtarin e vetëm italian që ka shitur më shumë se 100 milionë albume.

Ai është një kënëgtar rock-u, një artist komedie, një argëtues, aktor dhe muzikant. Me Adrian Celentano-n lidhen shumë këngë e figura. E shumë njerëz e lidhin historinë e tyre me të.

Si u zbulua talenti i tij

Djali i një sahatçiu, lindi në vitin 1938 në Milano, ku fillimisht mësoi zanatin e të atit.  Në vitet 50-të ai zbuloi talentin e tij për komedinë dhe u paraqit në një teatër të vogël kabareje në Milano. Ishte koha e Elvis Presley dhe Bill Haley & His Comets, prej të cilëve u mrekullua Celentano. Ai themeloi orkestrën e tij të parë, Rocky Boys, e fitoi një konkurs kënge. Regjisori i shquar italian Federico Fellini e zbuloi këngëtarin italian të rock-ut më 1959 dhe e angazhoi me kitarrën e tij që të këndojë në filimin “La dolce Vita” këngën “Ready Teddy”. Edhe sot e kësaj dite Adriano Celentano konsiderohet si këngëtari që solli në Itali Rock ‘n’ Roll-in amerikan. Por tekstet e tij nuk ishin kurrësesi vetëm romantike e me përkëdheli dashurikash. Ai këndonte edhe tekste kritike për mëkatet ndaj mjedisit apo ato në ndërtim si “Il ragazzo della via Gluck”, lidhur me rëniën e vlerës së monedhës italiane dhe humbjen e fuqisë blerëse në këngën “Svalutation”.

Ndërsa në filma ai kryesisht luante role komike. Ndonjëherë filmat e tij si ato të viteteve 70-të “Bluff” me Anthony Quinn shfaqeshin edhe në televizionin gjerman.

Ornella Muti zbuloi sharmin e tij

Suksesin më të madh Adriano Celentano e arriti me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti, e cila në krah të Celentanos iu dorëzua sharmit të tij jo vetëm në film. Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij.

Që prej 53 vjetësh Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori.

Celentano, një workaholic

Workaholik, apo sic i thone qen i punes. Ai ka në llogari të tij jo vetëm 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Me emisionin e tij “Fantastico”, ai jo vetëm që paguhej mirë, por ky ishte një nga emisionet me shikueshmërinë më tëlartë në televizionin shtetëror italian RAI, në orarin kryesor të transmetimeve të shtunave. Italianët e donin Celentanon me kokë më vehte, i cili i është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit.

 

Si producent filmi sivjet Celentano – me rastin e 80 vjetorit – do të sjellë në ekran filmin me animacion “Adriano”. Një bocet në faqen e internetit të firmës së tij të le të kuptosh, që në këtë film nuk do të mungojnë aksioni dhe pasioni. Por klipi publicitar nuk nxjerr më shumë në pah se sa autobiografik mund të jetë filmi. Sidoqoftë protagonisti multiplikativ është shumë i ngjashëm me të riun Celentano.

femramoderne.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.