Alergjia është një problem shumë i zakonshëm që mund të prekë deri në 2 ndër 10 persona.
Alergjia është një reagim jonormal i sistemit imun të organizmit ndaj kontaktit me substanca të cilat organizmi jonë i sheh si të huaja.
Këto substanca të huaja, të cilat nxisin paraqitjen e reaksioneve alergjike te disa njerëz, quhen alergjenë.
Alergjenët më të shpeshtë janë pluhuri, grimcat që krijohet nga qelizat e vdekura të lëkurës së kafshëve, poleni i luleve, myku dhe ushqimet.
Kur ndonjëri prej këtyre alergjenëve bie në kontakt me trupin e personave alergjik, kjo bën që sistemi imun i tyre të zhvillojë një reaksion alergjik. Kur ju reagoni në mënyrë të papërshtatshme ndaj alergjenëve, të cilat normalisht janë të padëmshëm për njerëzit tjerë, atëherë ju përjetoni një reaksion alergjik.
Njerëzit të cilët janë të prirë për alergji zakonisht quhen persona alergjikë.